12 February 2024, 07:27
Nga DOSJA

KENIA - Kampioni i botës, atleti keniani Kelvin Kiptum, 24 vjeç, mbreti i maratonës, vdiq në një aksident automobilistik, së bashku me trajnerin e tij Ruandan Gervais Hakizimana, në rrugën nga Kaptagat për në Eldoret.
Sipas rikonstruksioneve fillestare, vetë Kiptum ishte duke ngarë makinën dhe asnjë automjet tjetër nuk është i përfshirë në aksident. Lajmi është konfirmuar nga familjarët dhe autoritetet lokale. Trupat u transportuan në morgun në Eldoret, qyteti i pestë më i populluar në Kenia. Kiptum ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, 4 dhe 7 vjeç.
I lindur në distriktin Keiyo, Kenia, më 2 dhjetor 1999, Kelvin Kiptum arriti rekordin botëror në gjysmëmaratonën e Valencias në vitin 2018. Në të njëjtin qytet ai bëri debutimin e tij në maratonë më 4 dhjetor 2022, duke arritur menjëherë sukses me kohën 2h01'53", duke u bërë kështu njeriu i tretë më i shpejtë në histori (pas Eliud Kipchoge dhe Kenenisa Bekele) në distancë.

Më 23 prill 2023 në Londër, në maratonën e tij të dytë ai fiton dhe përmirëson më tej kohën e tij duke vrapuar në 2h01'25”. Pesë muaj më vonë ai përsëritet në Çikago, duke u bërë protagonist i një shfaqjeje me të cilën pushton rekordin botëror, duke vrapuar me kohën 2h00'35".
Kiptum kishte synime të qarta për vitin 2024 dhe ata ishin ambicioz: thyerja e barrierës dy-orëshe mbi 42 km në kursin shumë të shpejtë të Roterdamit më 14 prill. Pra, verën e ardhshme, ai do të kishte qenë favorit i qartë për medaljen e artë olimpike në Paris. Një karrierë që do të kishte qenë edhe më e jashtëzakonshme, e ndërprerë nga aksidenti i tmerrshëm rrugor.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 February 2024, 00:23
SPANJE - Me Atlético dhe Girona të mposhtur, FC Barcelona mund të bëjë një lëvizje të mirë n&eum...
Sport
12 February 2024, 00:10
BREGU I FILDISHTE - Bregu i Fildishtë kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës për herë të tretë në histori. &ldq...
Sport
11 February 2024, 23:32
ITALI - Milani mundi 1-0 Napolin në ndeshjen e shtyrë të 24-të të Serisë A. Në “Sa...
Sport
11 February 2024, 21:43
FRANCE - Kthesë e re në telenovelën Kylian Mbappé! Ndërsa kjo çështje ka magjepsur tashmë turmat prej vitesh, k...
Sport
11 February 2024, 21:31
ANGLI - Tani gjashtë larg nga vendi i katërt në Premier League, i mbajtur nga Tottenham dhe sinonim i Ligës së Kampionëve, Manch...
Sport
11 February 2024, 21:14
ITALI - Në një takim ku të dy skuadrat kishin erën në vela, secila duke mbetur në një seri të mirë ndeshjesh pa h...
Sport
11 February 2024, 21:03
SPANJE - Fitore me peshë e Sevillas në “Sánchez Pizjuán” përballë Atletico Madridit në javën e 24-t t&...
Sport
11 February 2024, 20:40
TIRANE - Mbyllet java e 23-të e Abissnet Superiores. Erzeni, “mace e zezë” për bardheblutë e Tiranës në këtë...
Sport
11 February 2024, 20:12
KORÇE - Ka patur çaste paniku në dhomat e zhveshjes të të dyja skuadrave. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënde...
Sport
11 February 2024, 18:09
TURQI - Konyaspori po luan në shtëpi kundër Ankaragucu. Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi e kanë nisur si titullarë për Konyaspori...