30 November 2023, 10:42
Nga DOSJA

ITALI - Këtë të enjte, në orën 20:00, Roma udhëton drejt Zvicrës për të luajtur kundër Servette në raundin e 5-të të fazës së grupeve të Europa League.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, José Mourinho, i hapi armiqësitë me humor: “Gjëja më e mirë për Servette do të ishte të përqendrohej në ndeshjen e kampionatit të së dielës (me Young Boys) dhe të luante ndaj nesh me ekipin e tyre të dytë”.
Portugezi më pas përsëriti se dëshira e tij është të "përfundojë në krye të grupit dhe të shënojë disa gola" ndaj Servette, i cili thotë, se “ata luajë mirë në shtëpi, veçanërisht në fillim të ndeshjeve".
Roma ndodhet në vendin e dytë në Grupin “G” pas humbjes nga Slavia Pragë (të dyja kanë nga 9 pikë) dhe dëmtimet vazhdojnë të krijojnë probleme për ‘verdhekuqtë’, diçka që e trajtoi edhe Mourinho.
“Si do të sillem me Pellegrinin, Dybala dhe Renato Sanches? Të tre nuk do të jenë titullarë dhe as nuk do të luajnë nesër. Është e qartë se Renato duhet të menaxhohet me kujdes. Ndërkohë, Paulo (Dybala) u kthye nga kombëtarja e Argjentinës dhe luajti menjëherë 88 minuta”.
José Mourinho nuk do ta thërrasë Renato Sanches: “Ata ende mendojnë se jam budalla.” Mesfushori nuk është më i lënduar, por Mourinho nuk do ta thërrasë ende. Trajneri e ka parë në ndeshjen e së dielës me Udinese.
Më tej, mungon edhe skuadra, “sidomos në mbrojtje, pasi ende nuk kemi Smalling dhe Kumbulla”. Trajneri portugez konfirmoi edhe rolin titullar të Edoardo Bove, i cili “do të luajë plot 90 minuta”.
Më tej, Mourinho tha se çfarë dëshiron të shohë nga skuadra e tij: “Mbi të gjitha, do të duhet të jemi shumë të fortë psikologjikisht, kushdo që luan do të duhet të japë gjithçka që ka”.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 November 2023, 10:30
SPANJE - Katër vende kanë mbetur për të përfunduar fazën e 16-të të Champions League, shorti i së cilës do t...
Sport
30 November 2023, 10:00
SPANJE - I menaxhuar në fillim, Real Madridi më pas u lëshua për të fituar para tifozëve vendës kundër Napolit (4...
Sport
30 November 2023, 09:30
ANGLI - Mikel Arteta, i mundur nga Racing Club de Lens në ndeshjen e parë, padyshim që synonte të hakmerrej këtë të më...
Sport
30 November 2023, 09:00
SPANJE - Mund të mos e njihni ende, por Rodrigo Riquelme ka filluar të bëjë emër në futbollin spanjol.
I grumbulluar p&eu...
Sport
30 November 2023, 08:30
ITALI - Kemi arritur në fund të nëntorit dhe AC Milan duket se ka humbur rrugën dhe po ecën pa busull, me skuadrën q&e...
Sport
30 November 2023, 08:00
SPANJE - Sergio Ramos hapi llogarinë e tij të golave në rikthimin e tij te Sevilla dhe në fakt, në momentin më t&...
Sport
30 November 2023, 07:30
ANGLI - Pas 13 javësh në Premier League, Unai Emery arriti ta vendosë Aston Villa në “Top 4” të kampionatit, vetëm d...
Sport
30 November 2023, 07:00
ZVICER - Mbrëmja e së mërkurës shpërbleu dy bileta të reja për fazën e 16-të në Grupin “B”: Arse...
Sport
29 November 2023, 23:32
PORTUGALI - Inter ia del të shmangë humbjen në Lisbonë përballë Benficës edhe pse pjesën e parë e mbyllën me r...
Sport
29 November 2023, 22:01
SHBA – Tashmë përballë telasheve të reja, por edhe krejtësisht të paparashikueshme, Cristiano Ronaldo e gjen veten dhe probl...