31 October 2024, 14:00
Nga DOSJA

TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në ligën angleze: Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. Që prej verës ai ka vazhduar karrierën në Turqi me Fenerbahçen, por Ishulli është gjithmonë në mendjen e tij dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit, këtë herë ndoshta me një ekip të ri.
Në një intervistë të fundit për “Sky Sports”, trajneri portugez, i njohur edhe si “Special One”, ka folur për planet e tij për të ardhmen. Pavarësisht se është deklaruar i përkushtuar ndaj Fenerbahçes për dy vitet e ardhshme, ai nuk e ka mbyllur derën e Premierligës, duke e bërë të qartë se nuk po mendon të marrë përsipër një ekip që lufton për të shmangur rënien.
“Bëja shaka kur thashë se puna ime e radhës në Angli do të ishte në një ekip jo-evropian. Nuk do të shkoj kurrë te një ekip, që lufton për të shmangur rënien”,- tha ai, duke theksuar se në këtë fazë të karrierës dëshiron të jetë në ekipe që marrin pjesë në garat evropiane.
Ai pranoi gjithashtu, se edhe pse aktualisht ndihet i zemëruar, për shkak të kërkesave të larta të detyrimeve evropiane, nuk do të dëshironte të ishte në një ekip që lufton për të qëndruar në kategori, pasi e sheh këtë sfidë jashtëzakonisht kërkuese emocionalisht.
“Është shumë e vështirë të luftosh për të qëndruar. Mendoj se ata që e bëjnë këtë janë shumë të guximshëm”,- tha 61-vjeçari Mourinho, i cili përfundoi duke theksuar dëshirën për t'u rikthyer një ditë në futbollin anglez, duke lënë të hapur mundësinë për një tjetër aventurë në Premier League.
“Kam pasur tre ekipe në Angli (Chelsea, Manchester United, Tottenham), kam trajnuar në katër sezone të ndryshme në Angli dhe më pëlqeu. Dhe shoqërisht, kam pasur fatin të jetoj në shumë qytete, por familja ime jeton në Londër. Londra është shtëpia ime, kështu që një ditë do të kthehem në Premier League, nëse askush nuk më do. Një ditë do të doja të kthehesha, por do të jem shumë i qartë: për dy vitet e ardhshme, këtë sezon dhe tjetrin, askush nuk do të më largojë nga Fenerbahçe”, tha ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 October 2024, 13:30
ANGLI - Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen t&e...
Sport
31 October 2024, 13:15
URUGUAJI - Do të jetë një finale 100% braziliane në Copa Libertadores, pas kualifikimit të Botafogo kundër klubit uruguajan Pena...
Sport
31 October 2024, 13:00
URUGUAJI - Pas humbjes 5-0 në Brazil, Peñarol u përball me një "mision të pamundur" për të provuar të arrijë n&...
Sport
31 October 2024, 12:30
BRAZIL - Abel Ferreira festoi dje katër vjetorin në krye të Palmeiras, prandaj trajneri portugez u ka ofruar dhurata miqve dhe bashkëpun&e...
Sport
31 October 2024, 12:00
GJERMANI - Bayern Munich kishte një plan të hartuar për sulmuesin e ri 19-vjeçar Mathys Tel. Objektivi ishte që në sezonin e t...
Sport
31 October 2024, 11:30
ITALI - Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i Milanit, ka ide të qarta për forcimin e skuadrës së drejtuar nga trajneri portugez Paulo Fon...
Sport
31 October 2024, 11:00
FRANCE - Randal Kolo Muani është ‘ngopur’ duke qenë në Paris SG. Kështu e trajton në mënyrë shumë t&e...
Sport
31 October 2024, 10:30
GJERMANI - Borussia Dortmund po kalon një moment delikat, ndodhet në vendin e 7-të në Bundesligë me 13 pikë pas 8 ndeshjeve dhe ...
Sport
31 October 2024, 10:00
ANGLI - Te Chelsea duket se po krijohet një situatë e re rreth Enzo Fernández, mesfushorit argjentinas, i rekrutuar në vitin 2023 pë...
Sport
31 October 2024, 09:30
ARABIA SAUDITE - Që nga ardhja e Cristiano Ronaldos në Al Nassr, pas Kupës së Botës 2022, Arabia Saudite ka vendosur të revoluci...