23 June 2023, 16:35
Nga DOSJA
ITALI - Juventus dhe UEFA raportohet se janë afër një marrëveshjeje të paprecedentë, në lidhje me të ardhmen evropiane të bardhezinjve në sezonin e ri.
Ndërkohë, që vendimi i hetimit të pavarur të UEFA-s, për skandalin ‘Plusvalenza’ është në pritje, shkeljet e të cilit mund të kenë prekur llogaritë e FFP-së së Juventusit dhe rrjedhimisht marrëveshjen që nënshkroi me autoritetin evropian, shtatorin e kaluar për vetëm 3.5 milionë euro në vend të 19 milionë eurove të pritshme.
“Tuttosport” raporton se një delegacion avokatësh ka udhëtuar nga Torino për në Nyon dhe se të dyja palët po negociojnë përjashtimin e sivjetshëm të “Zonjës së Vjetër” nga Europa, në këmbim që dosja e saj të futet në sirtar.
Kjo është një marrëveshje “falas” në bazë të së cilës Juve do të tërhiqet vullnetarisht nga Conference League, ku do të marrë pjesë që në fazën e ‘play-off’-it dhe që siç thekson “Tuttosport” pritet të shpallet së shpejti.
Kështu, Juventusi “sakrifikon” prezencën europiane në kompeticionin e tretë midis klubeve për t’u rikthyer më i fortë te “yjet” nga vera në sezonin e ri, nëse sigurisht që arrin të sigurojë një vend në top katërshen e Seria A.
Natyrisht, nëse ky skenar vërtetohet, do të jetë gjithashtu interesante se cila skuadër do të zërë vendin e Juventusit në ‘play-off’ të kompeticionit, duke qenë se për momentin nuk dihet nëse bileta do të transferohet te Fiorentina, apo sipas kritereve të tjera.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 June 2023, 16:04
SPANJE - Bardhezinjtë e Real Madridit mund të fuqizohen nga Kylian Mbappe! Në fund të fundit, sipas “PSG Communi...
Sport
23 June 2023, 15:53
ANGLI - Premier League ka kërkuar garanci me shkrim se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite nuk është i përfshirë n...
Sport
23 June 2023, 13:44
SHBA - Thiago Almada, mesfushori argjentinas i Atlanta United, ka komentuar për herë të parë ardhjen e bashkatdhetarit Lionel Messi në...
Sport
23 June 2023, 13:00
ANGLI - Mason Greenwood u lirua në shkurt nga të gjitha akuzat kundër tij, duke përfshirë tentativën për përdhunim, ko...
Sport
23 June 2023, 12:40
SHBA - Nick Marsman, portieri rezervë i Inter Miami, klubi ku Lionel Messi do të luajë sezonin e ardhshëm, u shtrua në spital, pasi u p...
Sport
23 June 2023, 12:20
ITALI - José Mourinho dha dorëheqjen këtë të enjte si anëtar i Bordit të Futbollit të UEFA-s.
Trajneri portugez...
Sport
23 June 2023, 12:00
ARABIA SAUDITE - Tetëdhjetë e shtatë milionë euro në sezon. Ky është, sipas ‘Daily Mail’, propozimi i Al Hil...
Sport
23 June 2023, 11:40
SPANJE - Real Madridi insiston, që tregu i transferimeve është mbyllur për ta këtë verë. Klubi siguron se me a...
Sport
23 June 2023, 11:20
ANGLI - “BlueCo”, konsorciumi që ka në pronësi të Chelsean për një vit, ka rënë dakord të blejë St...
Sport
23 June 2023, 11:00
SPANJE - Sa herë që ngjitet në podium, Fernando Alonso duket se rimbush ‘tankun’. Euforia pas arritjes së gjasht&eum...