Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Kampion i NBA-së, Jason Caffey, ish-shok i skuadrës së Jordanit, humbi 34 milionë dollarë duke “ushqyer” 8 femra
Jason Caffey luajti për Chicago Bulls dhe fitoi 2 kampionate, më pas humbi gjithçka pasi kishte 10 fëmijë me 8 gra të ndryshme
11 October 2023, 17:30Nga DOSJA
SHBA - Jason Caffey ishte me fat në karrierën e tij, duke luajtur me Chicago Bulls të Michael Jordan, duke fituar kampionatet e NBA-së në 1996 dhe 1997.
Në vitet që luajti në NBA, Caffey fitoi 34.068.568 dollarë nga kontratat e tij dhe përfundoi karrierën e tij në 2003 me Bucks.
Former #NBA player Jason Caffey made $34,068,568 on the court during his 10 year #NBA career. He is #broke.
Mirëpo, Jason Caffey gjatë viteve që luajti basketboll, bëri një jetë të shqetësuar jashtë fushave, si pasojë e së cilës sot ka 10 fëmijë me 8 gra të ndryshme. Ky ishte edhe gabimi i tij fatal.
Former 2x NBA Champion Jason Caffey Lost $34 Million Career Earnings From Child Support To 8 Women. https://t.co/vtwTKG4muZ
Disa vite pas daljes në pension filluan problemet me dietat. Ai u burgos disa herë për mospagim të detyrimeve ndaj fëmijëve të tij dhe në vitin 2010 ishte sërish pas hekurave për dhunë në familje.
Jason shpejt bëri kërkesë për falimentim, ashtu si (rreth 2/3) e lojtarëve veteranë të NBA-së, dhe sot ai jo vetëm që nuk ka para, por është edhe borxh!
Tani, ai nuk paguan asgjë, pasi nuk ka asgjë! Autoritetet proceduan disa muaj më parë për ta ri-arrestuar, pasi duhej të paguante 200 mijë dollarë për fëmijët e tij, por ai e shpërfilli vendimin e gjykatës. Në total ai ishte 1.9 milionë dollarë borxh!