8 May 2024, 20:14
Nga DOSJA

DURRES - Teuta i afrohet “Final 4”. Durrsakët vijojnë të kalojnë një moment të shkëlqyer, duke siguruar matematikisht mbijetesën dhe duke e parë veten një pikë larg vendit të katërt.
Skuadra e Edi Martinit triumfoi me rezultatin 0-3 në transfertën ndaj Erzenit të rënë tashmë në Kategorinë e parë dhe tani ka 47 pikë, po aq sa kanë edhe Tirana e Dinamo.
Bardheblutë nuk shkuan dot përtej barazimit pa gola në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, ndonëse në pjesën e dytë patën 2-3 mundësi të arta për të shënuar golin e fitores. Nga ana tjetër Dinamo u mposht në shtëpi nga Egnatia me rezultatet minimale 0-1.
Po me shifrat 0-1 triumfoi edhe Partizani në Kukës, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Vllaznia. Vlen të theksohet se me suksesin e sotëm ndaj Dinamos, Egnatia ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e parë, pasi askush nuk mund ta parakalojë, me rrogozhinasit që do të shpërblehen me 100 milionë lekë dhe do të garojnë për titull në “Final 4”.
Një barazim në shtesë ndaj Laçit, ngjiti Skënderbeun të vetëm në vendin e katërt, me 48 pikë, ndërsa kurbinasit janë matematikisht në 'play out'-in e titullit kampion. Java e fundit e Kategorisë Superiore do të zhvillohet të shtunën, me Teutën, Tiranën, Dinamon e Skënderbeun, që do të duelojnë për të përcaktuar të katërtën e Final 4 për titullin kampion.

B.T (Dosja.al)
Sport
8 May 2024, 20:09
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zhvilluar një intervistë në “RTSH”, ku ka folur p&e...
Sport
8 May 2024, 19:19
PORTUGALI - “Preferimi i Romës ndaj Portugalisë ishte një gabim”. Këto janë fjalët e Jose Mourinhos, i cili...
Sport
8 May 2024, 19:02
SPANJE - Dani Alves vazhdon të gëzojë lirinë e tij të përkohshme, ndërsa pret zgjidhjen e ankesave të palëve...
Sport
8 May 2024, 14:25
GJERMANI - Alyssa Schmidt është duke bërë gati çantat e saj për në Paris. Atletja gjermane, e cila prej v...
Sport
8 May 2024, 14:06
SPANJE - Ndarja e Stefanos Tsitsipas dhe Paola Bandosa, e cila u njoftua nga tenistja spanjole në dielën e Pashkëve, shkaktoi një debat...
Sport
8 May 2024, 13:50
FRANCE - Pas eliminimit të PSG-së nga këmbët e Borussia Dortmundit, Kylian Mbappé po u përgjigjej pyetjeve...
Sport
8 May 2024, 13:38
ITALI - Milani dëshiron Sérgio Conceiçãon dhe pret që trajneri të lirohet nga angazhimi i tij te FC Porto. Ky &eum...
Sport
8 May 2024, 12:46
GJERMANI - Në verën e vitit 2022, Sébastien Haller u diagnostikua me kancer testicular dhe bota e futbollit ishte natyrshëm në shok, ...
Sport
8 May 2024, 12:19
SPANJE - Real Madridi dëshiron t'i qëndrojë besnik zakonit, dhe aq më tepër kur jep rezultate të mira. Kjo ësht&eum...
Sport
8 May 2024, 12:08
GJERMANI - Pas dymbëdhjetë sezonesh në Dortmund, Marco Reus njoftoi largimin nga klubi i jetës së tij disa kohë m...