30 September 2025, 09:30
Nga DOSJA
Skuadra Mjällby që kryeson kampionatin suedez
SUEDI - Mjällby, një klub modest nga një fshat peshkatarësh në Detin Baltik, është në prag të shpalljes kampion në ligën më të lartë të futbollit të Suedisë. Në këtë pikë, me pesë raunde të mbetura në Allsvenskan, ata mbajnë një epërsi prej 11 pikësh ndaj Hammarby, i vendit të dytë.
Me një ekip lojtarësh vendas, trajneri është drejtor i një shkolle në qytetin me rreth 800 banorë, dhe skauti është postier, sipas Associated Press. Nëntë vjet më parë, klubi ishte në prag të rënies në divizionin e katërt.
"Nëse e fitojmë ligën, nuk mund ta imagjinoj asgjë që i afrohet këtij arritjeje. Duke pasur parasysh madhësinë e klubit, kushtet tona, fuqinë tonë financiare... Askush nuk i është afruar ndonjëherë kësaj", pranoi presidenti i klubit, Magnus Emeus.
Me një buxhet që presidenti beson se është një e teta e asaj që Malmö - kampionët në fuqi - kanë në dispozicion, të gjithë në fshat duket se po jetojnë një përrallë. "Shpesh na pyesin: 'Si po ia dalim mbanë?' Është e rëndësishme të themi se kemi punuar shumë për vite me radhë", zbuloi Jacob Lennartsson, drejtor i Mjällby.
Klubi ka vetëm një humbje, është ai me më shumë gola të shënuar (28) dhe më pak të pësuar (17). Të dielën ata mposhtën Brommapojkarna-n dhe arritën fitoren e tyre të 18-të në këtë garë.
B.T (Dosja.al)
Sport
30 September 2025, 09:00
ITALI - Arkitektët e njohur Lord Norman Foster dhe David Manica do të projektojnë stadiumin e ri për Interin dhe AC Milanin ...
Sport
30 September 2025, 08:30
ITALI - Këshilli i qytetit nuk e ka dhënë ende miratimin përfundimtar, por të gjitha shenjat duket se tregojnë një...
Sport
30 September 2025, 08:00
ITALI - Kush e di sa mesazhe ka marrë Zlatan Ibrahimovic nga tifozë të rinj gjatë gjithë karrierës së tij. Nj&eum...
Sport
30 September 2025, 07:30
IZRAEL - UEFA thuhet se i ka dërguar një letër Federaatës së Futbollit të Izraelit (FA) duke e siguruar atë se k&...
Sport
30 September 2025, 04:54
ANGLI - West Ham nuk fitoi, por e siguroi një pikë. Në ndeshjen përmbyllëse të raundit të gjashtë të Premier Leag...
Sport
29 September 2025, 19:53
SPANJE - Ndeshja Valencia kundër Oviedo në La Liga u shty nga e hëna për të martën për shkak të motit të keq.
Nj&e...
Sport
29 September 2025, 19:27
SPANJE - Fyerjet homofobike ndaj portierit Alberto Lejárraga, u dëgjuan dje në Cerro del Espino gjatë ndeshjes ndërmjet Rayo Maj...
Sport
29 September 2025, 19:11
GJERMANI - Karl-Heinz Rummenigge ka ngritur edhe një herë zërin për të theksuar qëndrueshmërinë financiare që k&eum...
Sport
29 September 2025, 18:55
ZVICER - Një pezullim prej një ndeshjeje. Kjo është masa që mori Diego Pablo Simeone, pasi mori një karton të kuq n...
Sport
29 September 2025, 18:33
RUMANI - Dashuria dhe sporti u bashkuan në mënyrën më të bukur, dhe çifti tha "Po"-në fatale të shtunën, më...