10 October 2023, 16:40
Nga DOSJA
ITALI - Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, është i mendimit se skuadra e tij në ndeshjet e ardhshme kualifikuese evropiane, me Maltën dhe Anglinë, nuk duhet të tregojë as mungesë respekti dhe as shumë respekt ndaj kundërshtarëve.
“Nëse nuk kemi respekt për kundërshtarin, kjo na bën mendjemëdhenj, por respekti i tepërt na bën të dobët. Kemi dy ndeshje përpara, të cilat janë mjaft të vështira. Nuk po neglizhojmë askënd dhe nuk e kemi problem të shkojmë në “Wembley” kundër atyre që krijuan futbollin dhe të luajmë ashtu siç dimë të luajmë.
Ne po mendojmë për të dyja ndeshjet dhe do të përpiqemi të luajmë me një formacion që na lejon të kemi lojtarë të freskët në të dyja situatat. Ne nuk marrim vendime afatgjata bazuar në emocione të përkohshme.
Gëzimi i vërtetë është mendimi, se si njerëzit që emigruan në moshën 15-vjeçare sepse nuk ushqeheshin dot, tani kalojnë dy orë para televizorit, duke shpresuar se kombëtarja të fitojë. Kjo është pikërisht ajo që dua të shoh: lojtarët e mi të vrapojnë kudo për shkak të këtyre njerëzve.
Nuk do të mbështetem te futbollistët që nuk tregojnë cilësitë e tyre. Karriera e tyre do të vazhdojë, por jo nën drejtimin tim. Nëse i mbroni gjithmonë fëmijët tuaj, ata do të bëhen më të dobët. Kur bëni një gabim, është rregull të kërkoni falje.
Nëse kërkoni justifikime, do të takoni njerëz që janë gati t'ju lëndojnë. Kur të pranoni gabimet tuaja, njerëzit do të jenë më të prirur t'ju mirëpresin dhe t'ju ndihmojnë përsëri,"- tha Spalletti në një konferencë për shtyp.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 October 2023, 16:25
HOLANDE - Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, shpreson se ekipi i tij do ta mundë Francën në kualifikimet e ardhshme për “Euro 20...
Sport
10 October 2023, 16:10
SPANJE - Barcelona nuk po e shqyrton mundësinë e rikthimit të Lionel Messit, raporton “Mundo Deportivo”.
Sipas burimit, katala...
Sport
10 October 2023, 16:01
BRAZIL - Sipas zërave të fundit, ka shumë mundësi që uruguajani të kalojë te Inter Miami, ku do të ribashkohet me ish-ba...
Sport
10 October 2023, 15:52
FRANCE - Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka komentuar të ardhmen e Paul Pogba në skuadrën e “Gjelave&rdq...
Sport
10 October 2023, 15:38
TIRANE - Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, është në Tiranë, i ftuar nga FSHF-ja për të dhënë leksionet e tij n&...
Sport
10 October 2023, 13:26
ITALI - “Nuk ka histori, por unë e kisha atë të marrjes së titullit të Serisë A. Pavarësisht fitimit, ose mosfitimit ...
Sport
10 October 2023, 13:16
ZVICER - Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen e radhës, ku u diskutuan çështje të ndryshme në lidhje me futbollin europ...
Sport
10 October 2023, 12:41
TIRANE - Zoran Zekic nuk është më trajneri i Partizanit! Gjithsesi, kjo pritet të konfirmohet zyrtarisht. Tekniku kroat shprehu publikisht...
Sport
10 October 2023, 12:25
SPANJE - “Duhet të dish të dëgjosh dhe të ndalosh në momentin e duhur”. Kështu nis postimi i gjatë, i publ...
Sport
10 October 2023, 12:00
ANGLI - Suedez Victor Lindelöf, tashmë është objektivi i tifozëve të Manchester United në rrjetet sociale. Në nj&eu...