13 May 2026, 17:57
Nga I.A
Marine Le Pen dhe Kylian Mbappe
FRANCË- Kylian Mbappe ka mbrojtur ndërhyrjen e tij publike në debatin politik në Francë, duke bërë thirrje për rezistencë kundër ekstremizmit përpara zgjedhjeve të vitit 2024. Kreu i "Tringjyrëshit" në një intervistë për Vanity Fair insiston në vendimin e tij për të ndërhyrë publikisht në debatin politik, sidomos në funksion të zgjedhjeve të parakohshme të vitit 2024, ku i është bërë thirrje qytetarëve të votojnë kundër ekstremistëve që duan të përçajnë vendin.
Në intervistën e tij, futbollisti 27-vjeçar theksoi të drejtën e sportistëve për të mbajtur qëndrim publik për çështjet politike.
"Ne jemi qytetarë dhe nuk mund të ulemi dhe të themi se gjithçka do të jetë mirë ndërsa luajmë futboll. Ne me të vërtetë po përpiqemi ta luftojmë këtë ide se futbollisti thjesht duhet të heshtë dhe të luajë", shprehet ai, duke aluduar në mënyrë indirekte për frazën e njohur të komentatores amerikane Laura Ingraham për LeBron James.
Sulmuesi francez theksoi gjithashtu se e di se çfarë do të thotë për vendin kur njerëz të këtij lloji vijnë në pushtet. Gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2024, futbollistë të tjerë ndërkombëtarë francezë kanë folur publikisht kundër ekstremit të djathtë. Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, i ka përshkruar vlerësimet elektorale të Tubimit Kombëtar si shqetësuese, ndërsa Marcus Thuram ka bërë thirrje për rezistencë kundër partisë së Le Pen.
Shumë nga futbollistët aktualë të Francës janë fëmijë të emigrantëve nga ish-kolonitë franceze në Afrikë ose kanë lindur jashtë Francës. Babai i Mbappe është nga Kameruni, ndërsa nëna e tij është me origjinë algjeriane.
Vitet e fundit, Marine Le Pen është përpjekur ta portretizojë partinë e saj si një forcë politike më pak agresive. Kështu, ajo dhe zyrtarët e partisë kanë shmangur sulmet e drejtpërdrejta ndaj kombëtares, sidomos pas sukseseve të saj të mëdha, si fitimi i Kupës së Botës në 2018, si dhe paraqitja në finalen e vitit 2022./Dosja.al
marine le pen kylian mbappe
Sport
13 May 2026, 18:00
TURQI - Lucas Torreira, viktimë e një sulmi në Stamboll, përjetoi një moment të frikshëm.
Mesfushori uruguajan i...
Sport
13 May 2026, 17:30
SPANJE - E ardhmja e Robert Lewandowskit me Barcelonën duket gjithnjë e më e pasigurt. Sipas Fabrizio Romanos, negociatat p...
Sport
13 May 2026, 17:00
BELGJIKE - Sezoni i Romelu Lukaku me Napolin ka mbaruar. Pas një pushimi të vështirë në Castel Volturno me Antonio Conten, ...
Sport
13 May 2026, 16:30
TIRANE - Këtë fundjave nis faza e ‘Final Four’ në Kategorinë Superiore nga ku do të mësohet skuadra që do t&eum...
Sport
13 May 2026, 16:00
SPANJE - Alvaro Arbeloa u përball me shtypin këtë të mërkurë në mëngjes, në prag të ndeshjes së xhiros ...
Sport
13 May 2026, 15:43
G.M
Dick Advocaat
Dick Advocaat është shpallur zyrtarisht trajneri i Kuraçao. Vetëm një muaj para Botërorit, federata ka n...
Sport
13 May 2026, 15:30
GJERMANI - Manuel Neuer pritet të qëndrojë me Bayern Munich për një sezon tjetër.
Me kontratën e tij që skadon pas di...
Sport
13 May 2026, 14:55
G.M
Lamine Yamal
SPANJË- Ylli spanjoll i futbollit Lamine Yamal është vlerësuar si një djalë shumë i guximshëm për...
Sport
13 May 2026, 15:00
BRAZIL - “Brazili ka talentin dhe është një popull që e do fanelën e kombëtares, ai dëshiron shumë që t&eum...
Sport
13 May 2026, 14:46
KOSOVE - Data 13 maj është historike për futbollin e Kosovës. Me 86% të votave, Kosova u pranua në organizmin më të la...