3 June 2025, 16:30
Nga DOSJA
SPANJE - Lamine Yamal, një perlë e Barcelonës, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2031, dha një intervistë për 'El Larguero' të Cadena SER, duke lënë disa të dhëna interesante.
Para së gjithash, ai rrëfeu se sa shumë është rritur marrëdhënia e tij me një veteran si Lewandowski, i cili është pjesë e një brezi shumë të ndryshëm nga spanjoli 17-vjeçar: "Marrëdhënia me Lewyn është përmirësuar shumë.
Në fund të fundit, kur shkova në ekipin e parë, isha një i ri nga akademia e të rinjve dhe nuk kishim një marrëdhënie të mirë. Tani është shumë e mirë (marrëdhënia), shihemi shpesh edhe jashtë fushës".
Lamine më pas komentoi edhe shifrën e publikuar nga babai i tij në Instagram, që përkoi me rinovimin e kontratës, duke mohuar disa legjenda urbane, sipas të cilave ishte paga e tij vjetore:
"Para nënshkrimit, babai im bënte shaka me presidentin (Laporta). Nëse do t'jua thoja, me siguri do t'ju bënte të qeshnit. Nuk kishte të bënte fare me futbollin... babai im nuk do të publikonte kurrë asgjë në lidhje me kontratën".
Është folur shumë për mundësinë e zhvendosjes nga krahu në qendër të sulmit, por ai ka qenë i vendosur për këtë: "Mendoj se gjithmonë do të jem anësor, sepse më pëlqen të luaj një kundër një.
Sigurisht, do të marr më shumë nga brenda, por gjithmonë do të ketë më shumë kundërshtarë atje. Ndërsa vitet kalojnë, mendoj se do të filloj nga jashtë, por do të bëj gjithnjë e më shumë gjëra drejt brenda."
B.T (Dosja.al)
Sport
3 June 2025, 16:23
FRANCE - Një aksident tragjik ndodhi në një fushë futbolli në Mérignac, në periferi të Bordosë. Rreth orës 9...
Sport
3 June 2025, 16:08
SPANJE - Jude Bellingham është shprehur: "Është një mundësi për të fituar një tjetër titull. Duam të p&eu...
Sport
3 June 2025, 16:00
SKOCI - Ish-trajneri i Southampton, Russell Martin, ka pranuar ofertën për t'u bërë trajneri i ri i Rangers, raporton Sky Spo...
Sport
3 June 2025, 15:30
BRAZIL - ‘Mbreti Charles’ është bërë 'Carlinho'. "Më kanë vënë këtë nofkë dhe më pë...
Sport
3 June 2025, 15:00
ZVICER - Penalltia e anuluar e Julián Alvarez, për prekje të dyfishtë të topit në derbin midis Atléticos dhe Real Ma...
Sport
3 June 2025, 14:30
ITALI - Destinacioni i radhës i Edin Dzekos (39) mund të jetë rikthimi në Serie A, konkretisht në Bolog...
Sport
3 June 2025, 14:00
BRAZIL - Cilësia e futbollit nuk zbehet me kalimin e viteve. Herë pas here, gjejmë video të ish-lojtarëve të nivelit të lart&...
Sport
3 June 2025, 13:30
GJERMANI - Borussia Dortmund dëshiron ta përsërisë këtë transferim. Klubi gjerman po përgatit një ofertë...
Sport
3 June 2025, 13:00
SPANJE - Koke është Atletico. Ka një arsye pse askush nuk e ka veshur fanelën bardhekuq më shumë se ai. Ai ka qenë nj&eu...
Sport
3 June 2025, 12:30
ZVICER - UEFA ka rikthyer gjyqtarët anglezë për një ndeshje të nivelit të lartë. Michael Oliver është ...