27 September 2023, 13:01
Nga DOSJA
SPANJE - Momentet para derbit të Madridit mes Atléticos dhe Realit (3-1), të dielën e kaluar, u mbushën me panik për një vajzë vetëm 8-vjeçare, e cila pranë stadiumit u fye nga tifozët vendas sepse kishte veshur një fanelë që i përkiste Vinícius Jr.
Në programin 'El Larguero', tezja e fëmijës raportoi makthin autentik që jetuan të dyja në atë situate, që më pas është raportuar nga LaLiga në Ministrinë Publike.
"Ne po ecnim rreth “Cívitas Metropolitano”, kur u mblodhën disa tifozë. Ne qëndruam atje për ta parë. Unë kam qenë tifoze e Atléticos që kur kam lindur. Ata filluan të brohorasin: "Macaca!" dhe 'fucking black'. Fillimisht nuk e dinim se ishte për shkakun tonë. Madje shikova prapa, duke menduar se po flisnin me një grup tjetër pas nesh. Nuk e imagjinoja kurrë se ishte për vajzën. Derisa erdhi një djalë dhe trokiti në krahun tim: “Largohu nga këtu, ose do ta vrasim vajzën”.
Shumë ofendime... Pikërisht atëherë shikova përreth dhe pashë një turmë që tregonte drejt saj, e shante, këndonte në drejtim të saj...",- filloi ajo t'i shpjegonte Silvias, përpara se të raportonte traumën që i la ai momenti fëmijës.
"Ajo pati një sulm të tmerrshëm ankthi. E nxora nga atje sa më shpejt që të ishte e mundur, ndërsa ajo mbuloi fanelën e saj dhe simbolin. Natën e parë, ajo u zgjua disa here, duke menduar se do të vinin pas saj. Ajo kishte shumë makthe. Ajo nuk e di pse ndodh kjo, më tha të mos e çoja më në stadium...”, ka përfunduar ajo.
Kujtojmë se episodi i keq ka ndodhur para derbit mes Atlético Madrid dhe Real Madrid, i cili përfundoi me fitoren 3-1 për bardhekuqtë.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 September 2023, 12:51
ITALI - Faqja e njohur sportive italiane Sportmediaset në rubrikën e saj Cover Girl, ka zgjedhur këtë herë prezantuesen shqiptare t&e...
Sport
27 September 2023, 12:42
ZVICER - Sot Granit Xhaka ka ditën e tij të veçantë, pasi mbush 31 vjeç. Taulant Xhaka vëllai i tij i madh, pjesë e komb&...
Sport
27 September 2023, 12:30
FRANCE - Marseja, po përpiqet të sistemojë kaosin e shkaktuar nga takimi i tensionuar i tifozëve të organizuar me anëtarët e ...
Sport
27 September 2023, 12:24
GJERMANI - Sebastien Haller ka arritur të fitojë ndeshjen më të rëndësishme, atë ndaj një tumori malinj testicular. Nj&e...
Sport
27 September 2023, 12:17
SPANJE - Goli i Vedat Muriqit mbërmjen e djeshme ndaj Barcelonës e ka ndihmuar Majorkën e tij që të marrë një barazim, pë...
Sport
27 September 2023, 12:07
POLONI - Ernest Muçi po bën emër jo vetëm në Poloni, por edhe në Europë. Sulmuesi shqiptar po shënon rregullisht k&eum...
Sport
27 September 2023, 11:53
ITALI - Në shtëpinë e Napolit “stuhia Osimhen” nuk tregon shenja të zbutjes. Fillimisht qëndrimi shum&e...
Sport
27 September 2023, 11:47
SERBI - Stefan Nedeljkovic ishte një prej serbëve që ndërroi jetë në grupin terrorist që kërkoi “të pushton...
Sport
27 September 2023, 11:36
GJERMANI - Tani kemi dikë që, në kërkim të një publiciteti ndoshta, po vë në dyshim shtatë titujt e Michael ...
Sport
27 September 2023, 11:30
FRANCE - Raymond Domenech nuk humbet asnjë rast për të treguar pakënaqësinë e tij ndaj futbollit italian.
Presidenti i...