15 September 2026, 20:07
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Sipas raportimeve të fundit nga ESPN Argentina dhe gazetari Federico Bueno, Federata Argjentinase e Futbollit po planifikon një grumbullim special për kapitenin e kampionëve të botës, me synimin që Leo Messi të ketë mundësinë të përshëndesë për herë të fundit tifozët e Albicelestes.
Edhe pse 39-vjeçari ka lënë të kuptohet se karriera e tij me kombëtaren është drejt fundit, ideja është që kapitulli i fundit të mos mbyllet thjesht me një njoftim, por me një mbrëmje të veçantë në fushën e lojës.
Leo Messi ka shkruar historinë me Argjentinën, duke fituar Kupën e Botës në Katar në vitin 2022, dy herë Copa América, si dhe medaljen e artë olimpike.
Tashmë, Federata Argjentinase dëshiron t'i japë kapitenit një lamtumirë në lartësinë e karrierës së tij. Një ndeshje ku “Pleshti” do të veshë edhe një herë fanellën bardhekaltër dhe do të përshëndesë tifozët që e kanë shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit të tij.
Nëse plani realizohet, kjo do të jetë ndarja përfundimtare e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës, pas një epoke që tashmë është pjesë e historisë së futbollit.
B.T (Dosja.al)
Sport
15 September 2026, 19:29
SPANJE - Për Jorge Mendes, nuk ka asnjë diskutim se kush duhet ta fitojë “Topin e Artë” të vitit 2026. Super-agjenti port...
Sport
15 September 2026, 19:21
ANGLI - Ai është vetëm 15 vjeç, por JJ Gabriel po i trondit gjërat në Old Trafford. Lojtari i ri, i konsideruar si një ng...
Sport
15 September 2026, 18:15
Karim Adeyemi i habiti të gjithë me salton e tij pas golit mahnitës kundër Feyenoord
GJERMANI - Karim Adeyemi humbi Kupë...
Sport
15 September 2026, 18:01
SPANJE - Abdessamad Ezzalzouli, i njohur më mirë si Ez Abde, i lindur në Beni Mellal (Marok) dhe i rritur në Elche (Alicant...
Sport
15 September 2026, 17:50
ITALI - Héctor Cúper (2002-03), Roberto Mancini (2015-16), Antonio Conte (2019-20) dhe Simone Inzaghi (2022-23) janë të vetm...
Sport
15 September 2026, 17:30
SPANJE - Seanca stërvitore e së martës, përpara ndeshjes së së mërkurës kundër Racing Santander, prodhoi nj&...
Sport
15 September 2026, 17:09
FRANCE - Ai e kishte nisur sezonin në mënyrë të mrekullueshme duke siguruar Superkupën e Evropës kundër Aston Villas. Por q...
Sport
15 September 2026, 16:52
ANGLI - Grindja midis Richarlison dhe Tottenham vazhdon të përshkallëzohet.
Ndërsa të dy palët nuk bien dakord për me...
Sport
15 September 2026, 16:42
Rodri nënshkroi për Barçën këtë verë për 70 milionë euro, pas shtatë vitesh në Manchester City
SPA...
Sport
15 September 2026, 16:23
Yan Diomandé
SPANJE - Tifozët e Real Madridit dhe Yan Diomandé përjetuan një moment të shumëpritur të shtun&eu...