LIVE UPDATES
Sport

Liverpool-Manchester City: Për herë të parë pas 10 vitesh, dueli pa Guardiolën dhe Klopp

Rivaliteti që përcaktoi futbollin anglez hyn në një kapitull të ri, me dy skuadra që kanë ndryshuar fytyrë dhe trajnerë të rinj në stol. Manchester City vjen në formë të shkëlqyer, ndërsa Liverpool kërkon reagimin në një përballje që premton shumë.

9 October 2026, 14:30 Nga DOSJA
Liverpool-Manchester City: Për herë të parë pas 10 vitesh,
Iraola dhe Maresca

ANGLI - Liverpool dhe Manchester City përballen këtë të diel në Anfield, në një ndeshje që për vite me radhë ishte simboli i rivalitetit në futbollin anglez. Këtë herë, megjithatë, sfida vjen në një realitet krejt tjetër: as Jürgen Klopp dhe as Pep Guardiola nuk do të jenë në stol, duke i dhënë fund një epoke që shënoi Premier League-n.

Nga sezoni 2017-2018 deri në atë 2024-2025, titulli kampion në Angli përfundoi në duart e Manchester Cityt ose Liverpoolit. Guardiola fitoi gjashtë tituj me skuadrën nga Manchesteri, ndërsa Liverpooli u shpall kampion me Klopp dhe më pas me Arne Slot. Dominimi i dy skuadrave u ndërpre nga Arsenali i Mikel Artetës, që riktheu titullin në Londër pas 22 vitesh.

Një rivalitet që përcaktoi një epokë

Klopp u largua nga Liverpooli në verën e vitit 2024, duke i dhënë fund një rivaliteti të veçantë me Guardiolën. Të dy trajnerët e kanë pranuar se përballjet mes tyre i shtynë të përmirësoheshin vazhdimisht. Më pas, edhe Guardiola u largua nga Manchester City, duke lënë pas një periudhë të jashtëzakonshme suksesi.

Tashmë, vëmendja është te trajnerët e rinj dhe projektet e tyre. Manchester City synon të ruajë dominimin, ndërsa Liverpooli kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese pas ndryshimeve të rëndësishme në organikë.

Liverpool-Manchester City: Për herë të parë pas 10 vitesh,
Klopp dhe Guardiola

Manchester City në formë, Liverpooli kërkon reagimin

City mbërrin në Anfield me një ecuri të fortë në kampionat dhe me synimin për të vazhduar rezultatet pozitive. Në krahun tjetër, Liverpooli ka pasur një nisje më të vështirë, me dy fitore dhe tri barazime në pesë ndeshjet e para, rezultate që e kanë lënë në vendin e gjashtë të renditjes.

Përballja vjen gjithashtu në një moment delikat për Manchester Cityn, pas zhvillimeve që lidhen me hetimin për shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premier League. Çështja mund të sjellë sanksione të ndryshme në varësi të vendimeve përfundimtare. Trajneri Enzo Maresca, megjithatë, ka deklaruar se atmosfera në skuadër mbetet pozitive dhe se lojtarët duhet të përqendrohen te futbolli.

Liverpooli, nga ana tjetër, synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe të marrë një rezultat që do t'i rikthente besimin skuadrës. Trajneri Andoni Iraola mund të ketë mungesa të rëndësishme, mes tyre Alexander Isak dhe Cody Gakpo, të cilët kanë pasur probleme fizike gjatë angazhimeve me kombëtaret.

Një Liverpool-Manchester City me shumë ndryshime

Përtej mungesës së dy trajnerëve që e kthyen këtë duel në një nga rivalitetet më të mëdha të Europës, ndeshja e së dielës do të jetë ndryshe edhe për shkak të ndryshimeve në përbërjen e të dyja skuadrave. Disa prej emrave që kanë qenë protagonistë të këtyre përballjeve nuk janë më pjesë e ekipeve, duke e bërë këtë takim një pikënisje të re për të dy klubet.

Megjithatë, emri i ndeshjes mbetet po aq i madh. Liverpool-Manchester City në Anfield është një test i rëndësishëm për dy projektet e reja dhe një mundësi për të treguar se kush mund të marrë kontrollin e rivalitetit në këtë kapitull të ri të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit