https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Luiza Gega e pandalshme, merr një tjetër medalje të artë në Ballkaniadë!
Kampionia kuqezi zhvilloi një garë dominuese, duke konfirmuar prej vitesh që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.
25 May 2024, 21:06Nga DOSJA
TURQI - Tjetër garë dhe tjetër rezultat i madh për Luiza Gegën, e cila vijon të shkruajë historinë e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Gega ka fituar medalje ari në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Izmir të Turqisë, falë një paraqitjeje të shkëlqyer në disiplinën e 3000 metrave me pengesa.
Kampionia kuqezi zhvilloi një garë dominuese, duke konfirmuar prej vitesh që mbetet e pakonkurrueshme në rajon. Ajo regjistroi kohën 9:26.40, duke merituar vendin e parë, e shkëputur me rreth 20 sekonda nga ndjekësja më e afërt.
Një rezultat fantastik nga atletja shqiptare, e cila nesër do të kërkojë medaljen e arit edhe në garën e 5000 metrave. Kujtojmë që Gega është gjithashtu e kualifikuar me normë edhe për Lojërat Olimpike “Paris 2024”.