LIVE UPDATES
Sport

Manchester City në ‘gijotinë’. A do ta humbasë Champions League e 2023? Nëntë pyetjet për të kuptuar superprocesin në Premier League

Imazhi tashmë është dëmtuar. Të 115 akuzat e bëjnë tashmë të sigurt se Manchester City ka thyer rregullat për të ngjitur shkallët drejt majës së futbollit anglez. Por nuk do t’i hiqen titujt, që gjithnjë do të mbeten me hijen e dyshimit nëse do të konfirmohet vendimi.

26 September 2026, 15:40 Nga DOSJA

Manchester City në ‘gijotinë’. A do ta humbasë

ANGLI - Manchester City rezulton fajtor për 114 nga 115 akuzat për parregullsi financiare për të cilat pritej një verdikt prej më shumë se dy vitesh. Edhe ky verdikt për të cilin u mësua ditën e premte, nuk është zyrtarizuar ende ndërkohë që kjo çështje vazhdon. Por si është situata rreth procesit të shekullit në futbollin anglez

1) Çfarë ndodhi?

U publikua lajmi që Manchester City u konsiderua fajtor për 114 nga 115 akuzat që rëndojnë mbi të. Sanksionet nuk janë vendosur ende, por Manchester City është gati që të bëjë apelimin

2) Çfarë thonë palët?

Premier League që është ajo që bën akuzën në këtë proces dhe gjykata e pavarur që e ekzaminoi rastin nuk janë shprehur akoma. Manchester City bën të ditur se procesi është ende në zhvillim e siper dhe shumë pjesë janë ende në lëvizje. Klubi në pronësi të sheikut Mansour gjithnjë ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se është i palëkundur nga pozicioni i tij në 2023.

3) Përse u deshën 2 vjet për një verdikt?

Në radhë të parë bëhet fjalë për një procedim kompleks. Janë 115 akuza, 80 për parregullsi financiare në 2009-2018, 35 për mosbashkëpunim në hetimet e Premier League që u hapën në 2018 dhe që u formalizuan në shkurt të 2023. Për drejtësinë sportive britanike, çdo akuzë është trajtuar në mënyrë të pavarur; me debate, e vërtetuar, e ekzaminuar në çdo detaj. Një proces kaq kompleks në futbollin anglez nuk është parë ndonjëherë.

4) Çfarë ndodh tani?

Fakti që u zbulua një vendim fajësue nuk e mbyll debatin. Për momentin është vendosur që Manchester City të jetë fajtor, klubi dhe Premier League do të marrin motivimet e vendimit dhe më pas do të paraqiten sërish përpara një paneli të pavarur për të dëgjuar vendimin dhe sanksionet. Në këtë pikë Manchester City do të bëjë apelimin, shkalla e fundit e gjykimit. Çdo sanksion, përveç një vendimi tjetër, do të bllokohet deri në një vendim përfundimtar që është e pamundur që të vijë në fund të këtij sezoni. Të dyja palët do të duhet të vendosin se kur duhet ta bëjnë publike; në Premier League ekziston transparenca dhe detajet e çdo vendimi përfundimtar bëhen publike. Me apelin që do të bëhet, ështtë e mundur që ajo çfarë është vendosur në këtë fazë të parë nga gjykata e pavarur të mbetet sekret deri në një vendim përfundimtar.

5) Për çfarë akuzohet Manchester City?

Në thelb akuza është se ngjiti shumë shpejt shkallët e piramidës në futbollin anglez përmes veprimeve të parregullta financiare të kryera në periudhën 2009-2018. E bëri përmes sponsorizime të fryra, pagesave në të zezë për trajnerët, futbollistët, përmes librave kontabël të manipuluara dhe parregullsive në paraqitjen e bilanceve të kryera për driblimin e rregullave financiare të UEFA dhe Premier League

6) Çfarë rrezikon Manchester City?

Paneli i pavarur ka fuqi praktikisht absolute për të dhënë vendime që variojnë nga një gjobë  e deri te përjashtimi nga Premier League. Manchester City nuk mund të dënohet në mënyrë arbitrare në Championship apo League One sepse Premier League është një kompeticion i ndarë nga ato të English Football League. Manchester City mund të penalizohet rëndë me heqje pikësh që mund ta zbresë në fushë në Championship.

7) A e humbet Manchester City titullin e  Champions League të 2023?

 Absolutisht jo. Gjykata e pavarur nuk ka juridiksion te kompeticionet evropiane. Po kështu, nuk ka gjasa që Manchester City të humbasë as titujt e fituar në Angli në periudhën 2009 e 2023, periudhë së cilës i referohen akuzat e Premier League.

8) Çfarë do të thotë ky vendim për Premier League?

Për kampionatin anglez kjo është një fitore e madhe. Do të thotë se Premier League është e aftë që të detyrojë skuadrat të respektojnë rregullat e saj dhe se ajo del më e fortë nga e gjithë kjo histori.

9) Cfarë do të thotë vendimi për Manchester City?

Imazhi tashmë është dëmtuar. Të 115 akuzat bëjnë tashmnë të sigurt se klubi ka thyer rregullat për të ngjitur shkallët drejt majës së futbollit anglez. Por nuk do t’i hiqen titujt, që gjithnjë do të mbeten me hijen e dyshimit nëse do të konfirmohet vendimi. Përsa i përket aktualitetit, mbi klub retë e dyshimit do të jetë shumë të dendura deri në momentin që sanksionet, nëse do të vendosen, do të jenë përfundimtare. E ardhmja e Manchester City si protagonist në futbollin evropian rrezikohet shumë nëse do të ketë përjashtim nga Premier League apo rënie në Championship pas një penalizimi të fortë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa