24 July 2023, 10:30
Nga DOSJA
ANGLI - Që nga viti 2011, porta e “Old Trafford” ruhej nga David de Gea, por në moshën 32-vjeçare, spanjoli vendosi të largohej nga “Djajtë e Kuq” kur i mbaronte kontrata.
Për ta zëvendësuar, Manchester United theu “derrkucin” për të siguruar shërbimet e André Onanës, i blerë për më shumë se 50 milionë euro nga Interi, me të cilin sapo kishte arritur në finalen e Champions League. Pas zyrtarizimit të transferimit të tij, 27-vjeçari kamerunas rrëfeu gëzimin e tij, teksa u bashkuar me një klub si Manchester United.
"Jo të gjithë kanë mundësinë të luajnë për United. Kur je në këtë klub të madh, je një nga më të mirët në botë. Thjesht duhet ta tregoj këtë kur të fillojë gara,"- është shprehur fillimisht Onana.
Më pas, ai u kthye në marrëdhënien me Erik Ten Hag, trajnerin e tij të ri, të cilin ai e kishte njohur tashmë gjatë kohës te Ajax Amsterdam në fillimin e karrierës së tij.
"Ai pati një ndikim të madh në karrierën time. Ne bëmë gjëra të mëdha së bashku. Arritëm në gjysmëfinale të Champions League, gjë që nuk është e lehtë për t'u arritur me Ajax. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një trajner i madh."
Më në fund, Onana foli për lojën e tij dhe përshtatjes në kampionatin e tij të ri, Premier League. "Unë jam rehat, pavarësisht nga stili i lojës. Duhet të analizosh se çfarë kërkon situata dhe çfarë ka nevojë skuadra.
Duhet të jesh i zgjuar dhe të gjesh se si ta ndihmosh skuadrën. Ndonjëherë duhet të luash përpara, ndonjëherë më poshtë. Duhet të analizosh në moment. Unë e shoh veten si një portier modern, mund të përshtatem në varësi të situatës."
I sapoardhur te Manchester United, André Onana, portieri i ri i “Djajve të Kuq”, foli për lojën e tij, përshtatjen te Premier League, marrëdhënien e tij me Erik Ten Hag dhe ambiciet e tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 July 2023, 10:00
JAPONI - Luis Enrique dhe stafi i tij kanë sajuar një seancë dinamike, të parën në tokën japoneze këtë t&...
Sport
24 July 2023, 09:26
ITALI - Zlatan Ibrahimović (41) është një nga futbollistët më të famshëm në botë. Ai doli në pension...
Sport
24 July 2023, 09:02
SUEDI - Huliganizmi është bërë një problem i madh për Suedinë. Vitet e fundit problemet kanë ardhur duke u shtuar, ...
Sport
24 July 2023, 08:30
TURQI - Transferimet vazhdojnë te Galatasaray, i cili ka nisur të... çmendë njerëzit me lëvizjet e tij këtë ver&e...
Sport
24 July 2023, 08:00
ANGLI - Diferenca nga bombarduesi në terren te kampioni i rrjeteve sociale është shumë e shkurtër. Nga ana tjetër, gjurma e z...
Sport
24 July 2023, 07:30
SHBA - Në futboll, si në jetë, nuk ka receta magjike për të zgjidhur asnjë problem. Çdo gjë ka nevoj&...
Sport
23 July 2023, 19:28
ITALI - Giovanni Di Lorenzo mund të mos ketë “shkëlqyer” në kampionatin e Napolit, si Victor Osimen d...
Sport
23 July 2023, 19:02
JAPONI - Manchester City pushtoi Anglinë (fitoi Premier League dhe FA Cup) dhe Evropën (duke fituar Champions League) në sezonin e ka...
Sport
23 July 2023, 18:42
GREQI - Pak ditë më parë, Lothar Matheus u gjet në Greqi, konkretisht në Halkidiki. Futbollisti i madh veteran gjerman, i cili mori p...
Sport
23 July 2023, 17:32
TURQI - Ka luajtur për kombëtaren gjermane, ka luajtur në shumë vende jashtë Turqisë, por Mesut Ozil është një fa...