29 April 2023, 11:21
Nga DOSJA
ITALI - Një pritje e gjatë 33-vjeçare, e cila mund të marrë fund të dielën rreth orës 17:00. Qyteti i Napolit është bërë gati për festën madhështore, e cila mund të zgjasë edhe më shumë sesa thjesht disa orë… Skuadra e Luçiano Spaletit dje ka marrë dritën jeshile për të spostuar ndeshjen të dielën në orën 15:00, me shpresën se do të ketë edhe matematikën nga ana e tyre.
Nëse në mesditë Lacio e vendit të dytë nuk shkon më larg se një barazim ndaj Interit dhe ky rezultat shoqërohet me fitoren e të kaltërve në “Diego Armando Maradona”, siç mendohet që të kryhet edhe formaliteti i fundit, qyteti i Napolit mund të shpërthejë në një gëzim që e priste prej më shumë se tri dekadash.
Në qytet është bërë gjithçka gati, me çdo rrugë të tij që është pikturuar me banderola, flamuj dhe çdo ide tjetër të mundshme për të vlerësuar e falënderuar Spaletin dhe djemtë e tij. Madje, çmenduria pritet të shkojë edhe më shumë sesa thjesht një festë sportive.
Nëse policia nga ana e saj ka marrë masa ekstreme, raportohet se vetë klubi i Napolit ka mbetur pa hotel për t’u grumbulluar për ndeshjen me Salernitanën, pasi gjithçka është prenotuar edhe nga qindra mijëra turistë që ka ardhur nga e gjithë bota.
Mesa duket, presidenti De Laurentis kishte të drejtë kur diçka më shumë se një muaj më parë raportonte se pritet një festë prej 2 deri në 3 milionë pjesëmarrësish.
Gjithsesi, nëse fishekzjarrët do të shpërthejnë rreth orës 17:00 kjo do të mësohet që pas ndeshjes së mesditës, ku shpresa është që Lacio të mos fitojë ndaj Interit. Në të njëjtën kohë, klubi ka lajmëruar se në rast triumfi, nuk do të ketë një parakalim me autobus të hapur, edhe për arsye sigurie.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 April 2023, 11:00
JAPONI - Gjyqtarja japoneze Yoshimi Yamashita ka bërë histori, duke udhëhequr treshen e parë të gjyqtareve tërësish...
Sport
29 April 2023, 10:28
FRANCE - I ftuar i BFMTV-së, këtë të shtunë, shefi i policisë së Parisit, Laurent Nuñez, donte të ishte qe...
Sport
29 April 2023, 10:05
ITALI - Një histori që rrezikoi të shndërrohej në një frazë verore është mbyllur më në fund, me sirenat e...
Sport
29 April 2023, 08:00
MALTE - Më 7 nëntor 2022, Devis Mangia dha dorëheqjen si trajner i Maltës, pasi u akuzua për ngacmim seksual ...
Sport
29 April 2023, 07:45
ANGLI - Familja Glazer po tenton të shesë “Djajtë e Kuq”, ndërkohë që dhe për pak orë skadon afati i tret&eu...
Sport
29 April 2023, 07:30
MEKSIKE - Për një arsye mjaft të rrallë është shtyrë takimi mes Puebla FC dhe Club Tijuana. Vullkani Popocatepetl, i ve...
Sport
29 April 2023, 07:15
GJERMANI - Dita e 30-të e Bundesligës hapet me performancën e pa pëlqyeshme të Borussia Dortmundit, e cila gabon me&nbs...
Sport
29 April 2023, 07:00
ARABIA SAUDITE - Ekipi saudit fitoi me autoritet (4-0) ndaj Al-Raed-it dhe shton sërish tre pikë larg nga udhëheqja e liderit t&...
Sport
28 April 2023, 22:26
SPANJE - Pas 31 ndeshjeve të luajtura në kampionatin kryesor të Spanjës, katalanasit kanë 76 pikë nga 93 të mundshme dhe ka...
Sport
28 April 2023, 22:02
ITALI - Mbrojtësi koreano-jugor Kim Min-jae po përgatitet të përjetojë një fund disi ndryshe të sezonit. Pranë ku...