17 March 2023, 20:23
Nga DOSJA

BRAZIL - Këtë të premte, Lucas Leiva i dha fund karrierës së tij si futbollist. Në moshën 36-vjeçare, mesfushori ishte në periudhën e dytë te Grêmio, por problemet me zemrën, të zbuluara në testet mjekësore parasezonale, e detyruan lojtarin “t’i varte këpucët në gozhdë”.
“Fillimisht falenderoj Grêmion për gjithë mbështetjen në këta tre muaj. Unë njoftoj tërheqjen time sot. Ishte një periudhë e vështirë, mendoj se është hera e parë që qaj për këtë. Por më duhet të them vetëm faleminderit. Unë po e përfundoj karrierën time aty ku do të doja, por jo ashtu siç do të doja. Jam i sigurt se do të filloj një cikël i ri. Kisha shpresë se situata mund të ndryshonte, por nuk ndodhi. Shëndeti im është i pari”,- tha braziliani (22 ndeshje me kombëtaren) në një konferencë për shtyp.
Lucas Leiva ishte në futbollin evropian për gati 15 vjet, veçanërisht ai ka luajtur për Liverpoolin (2007-2017, 346 ndeshje), pasi është aktivizuar edhe për Lazion për katër sezone, ku ka realizuar 198 ndeshje.
“Jam mirënjohës që e zbuluan problemin. Nëse do të kishte qenë 15 vjet më parë, do të ishte dramatike. Sot në moshën 36-vjeçare kam një karrierë të konsoliduar dhe mund të shikoj vetëm anën pozitive. Unë kam pasur një karrierë të shkëlqyer dhe jam krenar për këtë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 March 2023, 19:45
ITALI - Në mënyrën e tij, José Mourinho, i dha edhe një ‘goditje’ Lazios pas eliminimit nga AZ Alkmaar, të një ...
Sport
17 March 2023, 19:31
ANGLI - Leonita Lekaj, bashkëshortja e Granit Xhakës, përmes rrjeteve sociale zbuloi se festimi i golit të shënuar ndaj Sportingut, n...
Sport
17 March 2023, 19:09
ITALI - Pa shënuar për dy muaj, Rafael Leão po kalon një nga periudhat më pak pozitive që kur është te Milani, por kjo...
Sport
17 March 2023, 18:35
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të diele, Barcelona pret Real Madridin në ‘Camp Nou’ në emër të një ‘El Cl...
Sport
17 March 2023, 18:21
ANGLI - Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën çerekfinale të Champions League teksa u përcaktu...
Sport
17 March 2023, 18:17
SPANJE - Pas pushimit të djeshëm pas arritjes në çerekfinale kundër Liverpoolit (1-0), djemtë e Carlo Ancelottit ...
Sport
17 March 2023, 18:15
ANGLI - Mbrëmë, Manchester United ishte në gjendje të mbështetej te sulmuesin e tij i preferuar Marcus Rashford. Lojtari i komb&eu...
Sport
17 March 2023, 18:10
GJERMANI - Antonio Rüdiger nuk do të luajë për Gjermaninë në pushimin e ardhshëm të kombëtares. Kjo ë...
Sport
17 March 2023, 18:01
SPANJE - Luis De la Fuente ka revolucionarizuar ekipin kombëtar me listën e tij të parë të skuadrës, në të cil&eu...
Sport
17 March 2023, 17:51
ITALI - ‘Zonja’ e di datën e vendimit të saj! Për kujtesë, janarin e kaluar, Juvja mori një dënim prej minus...