21 December 2022, 11:27
Nga DOSJA
ITALI - Milani është kthyer nga kampi stërvitor në Dubai. Përgatitjet për rifillimin e kampionatit (kundër Salernitana më 4 janar) vazhdojnë në Milanello, me interludin e ndeshjes kundër PSV Eindhoven, më 30 dhjetor në Holandë (mundet që ndërkohë skuadra e Piolit të luajë një tjetër ndeshje miqësore në Milanello, siç ndodhi me Lumezzane, në 8 dhjetorin e kaluar).
Përtej rikthimit të ndërkombëtarëve të fundit (Leao pritet pas Krishtlindjeve, Theo dhe Giroud në 30 dhjetor), pyetja më “urgjente” në këto orë është ajo që ka të bëjë me gjendjen fizike të Mike Maignan. Portieri i Milanit është ende duke u përballur me problemin në pulpë që pati në shtator, i cili, për shkak të një rikthimi të mëvonshëm, e ka mbajtur atë larg futbollit tre muajt e fundit, madje duke e privuar edhe nga Kupa e Botës.
Rikuperimi doli të ishte më i ngadalshëm se sa pritej, muskujt nuk dhanë përgjigjet e shpresuara, madje edhe në Dubai francezi nuk ishte në gjendje ta detyronte veten siç pritej fillimisht, duke e çuar rikthimin më tej përpara, gjë që në këtë pikë sigurisht që nuk do të ndodhë me Salernitanan.
Por për të qenë në gjendje të formulohen parashikime më të besueshme, është e nevojshme të presim rezultatin e testeve instrumentale që do t'i nënshtrohet Maignan në orët e ardhshme. E ardhmja e afërt varet gjithashtu nga indikacionet që do të vijnë: portieri i Atalantas, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023, në fakt mund të parashikojë ardhjen e tij te kuqezinjtë. Pioli, dhe me të të gjithë tifozët e Milanit, shpreson se për Maignan, mund të jetë një vonesë e thjeshtë dhe asgjë më shumë.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 December 2022, 11:14
FRANCE - Telefoni i presidentit Saïd Chabane ka ditë që bie me këmbëngulje. Asgjë e çuditshme: ‘bizhut...
Sport
21 December 2022, 11:03
TIRANE - Mbrëmjen e sotme do të luhet dhe ndeshja e fundit e këtij viti kalendarik mes Tiranës dhe Partizanit. Një nga përballjet ...
Sport
21 December 2022, 10:43
SPANJE - Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli, foli në konferencën për shtyp për Iscon, e ardhmja e të cilit tani është larg A...
Sport
21 December 2022, 10:38
HOLANDE - Louis van Gaal vonon daljen në pension? Trajneri holandez, i cili drejtoi ‘Portokallinjtë’ në Botë...
Sport
21 December 2022, 09:34
I.A
tifozet argjentinas
ARGJENTINË- Kampionati Botëror 2022 në Katar përfundoi me një duel spektakolar mesArgjentinës dhe Fr...
Sport
21 December 2022, 08:01
ARGJENTINE - Edhe njëherë Emiliano Martinez nuk ka munguar të sulmojë Kylian Mbappé. Ai kishte bërë thirrje për...
Sport
21 December 2022, 07:42
FRANCE - Maroku i Achraf Hakimi ka qenë padyshim një nga yjet e shquar të Kupës së Botës. Kombi i Afrikës së Veri...
Sport
21 December 2022, 07:32
KATAR - Argjentina fitoi Kupën e saj të tretë të Botës pas një finale epike dhe në tribunat e stadiumit ‘Lu...
Sport
21 December 2022, 07:09
ANGLI - Djali i Gary Linekerit, George, fitoi 4.276 paund nga një bast tepër specifik gjatë finales së çmendur të Kup&eum...
Sport
21 December 2022, 07:05
EGJIPT - Një i ri egjiptian vdiq të dielën nga e ashtuquajtura "sindroma e zemrës së lumtur", teksa festonte kurorëzimin e ...