13 April 2023, 18:34
Nga DOSJA
SPANJE - Kur ishte 15, 16 vjeç, Sergio Caral parashikonte të kishte një karrierë të shkëlqyer, megjithatë, ai është vetëm një tjetër futbollist në një det lojtarësh që nuk arritën të arrinin kurrë potencialin e tyre të plotë.
Ai u rrit te Real Madridi dhe nënshkroi për gjigantët spanjolë në vitin 2012, menjëherë pasi u rrit. Megjithatë, ai asnjëherë nuk pati mundësinë të luajë për ekipin e parë të Realit, kështu që luajti për rezervat dhe në janar 2015 shkoi në UB Konkense.
As atje Sergio nuk ia doli, kështu që në vitin 2016 bëri valixhet dhe shkoi në SHBA, ku luajti për MB Mutini dhe New York Cosmos B, dhe kur e kuptoi se nuk mund të luante futboll më serioz, në vitin 2018, vari këpucët në gozhdë…
Mirëpo, edhe pse nuk shkëlqeu në fushat e futbollit në Amerikë, Sergio shkëlqeu atje në një fushë tjetër private. Atje ai u takua me gruan e tij aktuale, Caroline Stanbury, ndërsa ai ishte duke studiuar marketingun online.
Caroline ishte një milionere nga Britania e Madhe, 18 vjet më e madhe se ai! Megjithatë, ata filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe në janar të vitit pasardhës, Caral i propozoi për martesë të bukurës dhe të pasurës Carolina.
Meqë ra fjala, prindërit e Sergio Caralit, në fillim nuk ishin pro kësaj lidhjeje, por ndryshuan mendje kur u njohën me Carolën.
“Që kur jemi njohur, nuk jemi ndarë. Ne kemi shpirtra binjakë. Babai më tha se do të më jepte të gjitha paratë e botës, nëse do të ndaheshim dhe nëna ime filloi të qante kur mori vesh për lidhjen tonë. Por, në fund e njohën dhe tani e duan si vajzën e tyre Caralinën”,- thotë Sergio, i cili tani ka gjetur ngushëllim te milionerja britanike.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 April 2023, 17:57
SPANJE - Janarin e kaluar, Shakira publikoi një këngë të re, e cila në fakt ishte një sulm 3.5 minutash ndaj Gerard...
Sport
13 April 2023, 17:31
REQI - Nëntë ditë më parë Boris Kleiman ishte një hero. Pasditen e 2 prillit në stadiumin Alexandra Avenue,&...
Sport
13 April 2023, 17:27
ARABI SAUDITE - Al Nassr i Cristiano Ronaldos shkarkoi trajnerin francez Rudy Garcia sot (13/4) pas më pak se një viti në kry...
Sport
13 April 2023, 17:18
TURQI - Një volejbolliste 18-vjeçare ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll dhe ende nuk dihen shkaqet që &cce...
Sport
13 April 2023, 17:11
ITALI - Mike Maignan vazhdon të ndihmojë Milanin me pritjet e tij fantastike. “Gardiani” francez u shfaq i pakalueshëm në &ccedi...
Sport
13 April 2023, 16:42
TURQI - Milot Rashica është një nga lojtarët më të mirë të ekipit turk Galatasaray dhe trajneri Okan Buruk e sheh me adm...
Sport
13 April 2023, 16:37
ARABIA SAUDITE - Tashmë lajmi është zyrtarizuar. Al-Nassr ka njoftuar largimin e Rudi Garcias. Trajneri francez largohet nga klubi sa...
Sport
13 April 2023, 16:12
SPANJE - Fede Valverde ka folur mëngjesin e sotëm në dalje të Valdebebas. Lojtari i Real Madridit doli në makinën e ti...
Sport
13 April 2023, 15:58
GJERMANI - Ishte skandali i madh i çerekfinaleve të Cgampions League, pasi Bayern humbi 3-0 nga Manchester City. Në përfundim të nd...
Sport
13 April 2023, 15:38
SPANJE - Dani Alves, ish-lojtari i Barcelonës dhe Sevilles, i cili u arrestua më 20 janar i akuzuar për një sulm seksu...