7 July 2022, 17:13
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
EUROPË- FIFPro, organizata sindikale që mbron të drejtat e mbi 65,000 futbollistëve profesionistë në mbarë botën, ka publikuar një listë të kampionateve në të cilat lojtarët do të bënin mirë të mos shkonin për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe sistematike kontraktuale. Në listën e zezë bie në sy prania e tre kampionateve europiane.
Kina, Arabia Saudite, Algjeria dhe Libia. Por gjithashtu, dhe mbi të gjitha Turqia, Rumania dhe Greqia (Super League 2). Këto janë vendet në listën e zezë të hartuar nga FIFPro për të lëshuar një paralajmërim për ata lojtarë që po shqyrtojnë një transferim në ato kampionate: "FIFPro lëshon një njoftim transferimi që këshillon futbollistët profesionistë të mos firmosin për klubet në Algjeri, Kinë, Greqi (Super League 2), Libia, Rumania, Arabia Saudite dhe Turqia për shkak të shkeljeve sistematike dhe të përhapura kontraktuale në ato vende”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizata.
Konkretisht, FIFPro shpjegoi arsyet: “Në Rumani dhe Turqi, shkeljet kontraktuale nga shumë klube, duke përfshirë mospagesën e pagave, mbeten një problem i gjatë dhe i përsëritur. Numri i lartë i klubeve në Rumani që nisin procedurat e falimentimit vazhdon të ketë pasoja të rënda për lojtarët, duke i shtyrë ata në procedura të pafundme falimentimi me pak ose aspak mundësi për të marrë ndonjë dëmshpërblim.” Këshilla që duhen mbajtur parasysh për shumë italianë, futbollistë dhe trajnerë, që luajnë mbi të gjitha në kampionatin turk.
“Në ligën e dytë të Greqisë – thuhet në njoftimin e FIFPro – klubet shpesh mbyllen pa plotësuar borxhet e tyre. Mospagesa e pagave është gjithashtu një problem i përsëritur për lojtarët edhe në Algjeri, Kinë dhe Arabinë Saudite”. Rast i veçantë dhe i rrezikshëm, Libia: “Sa i përket Libisë, FIFPro është gjithnjë e më i shqetësuar për numrin në rritje të lojtarëve të huaj të bllokuar në vend, sepse klubet refuzojnë të japin dokumentacionin përkatës për t'u larguar”.
E.Ç (Dosja.al)
fifpro
Sport
7 July 2022, 17:02
Lee Seung-woo
KOREJA E JUGUT- Për të gjithë ai ishte Messi korean, një kampion i vërtetë i destinuar për një të...
Sport
7 July 2022, 14:46
ITALI - Qendërmbrojtësi holandez i bardhezinjve ka tre rrugë, prej të cilave duhet të zgjedhë vetëm një: Juventus, Bayer...
Sport
7 July 2022, 14:27
ITALI - Arturo Vidal është gati të bëhet lojtar i ri i Flamengos. Mesfushori kilian ka zbarkuar dje në Rio de Zhaneiro d...
Sport
7 July 2022, 14:07
FRANCE - Pas largimit të trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino, për momental çështje është te largimi i Neymar, të pak...
Sport
7 July 2022, 13:41
BRAZIL - Karoline Lima ka njoftuar prishjen e lidhjes së saj me Éder Militao, mbrojtësin e Real Madridit, pak ditë para se t&e...
Sport
7 July 2022, 13:12
Mikel Arteta
ANGLI- Arsenal vazhdon merkaton për t’u përforcuar para fillimit të sezonit. Deri më tani kanë ardhur G...
Sport
7 July 2022, 13:12
Cristiano Ronaldo
ANGLI- Manchester United vendos në merkato Cristiano Ronaldon. Te skuadra angleze, sulmuesi portugez fiton 28 milionë euro n&eu...
Sport
7 July 2022, 12:46
Lorenzo Insigne
KANADA- Ai i ndoqi ndeshjet kundër Columbus Crew dhe Seattle Sounders nga tribuna, duke pritur që të jetë n&eum...
Sport
7 July 2022, 12:46
Vedat Muriqi
BELGJIKË- Aventura italiane e Vedat Muriqit ka arritur në fund. Pikërisht në këto orë, Lazio po finalizon shitje...
Sport
7 July 2022, 12:38
Stefan Kießling
GJERMANI- Stefan Kießling tani është një drejtues sportiv i cili u tërhoq nga futbolli aktiv në mosh&e...