18 January 2024, 08:30
Nga DOSJA

ITALI - Sulmuesi i Napolit Matteo Politano ishte gati për të nënshkruar kontratën me sauditët e Al-Shabab, por kampionët në fuqi të Serie A, ndërhynë dhe bllokuan transferimin.
Të mërkurën, në llogarinë në Twitter, gazetari italian Fabrizio Romano njoftoi se Politano do të vazhdojë në Napoli, pasi presidenti Aurelio de Laurentiis e takoi të njëjtën ditë dhe i tha se nuk do ta lërë të shkojë.
Kësisoj, Politano e ka hequr mendjen nga kalimi në Arabinë Saudite dhe është vendosur të nënshkruajë një kontratë të re me ekipin e tij aktual, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2028. Italiani do të marrë edhe një rritje rroge dhe të ardhurat e reja do të jenë rreth tre milionë euro në vit.
Më 28 janar, anësori i djathtë, Matteo Politano, do të festojë katër vjet që kur ai mbërriti në Napoli. Në dimrin e vitit 2020, ai u huazua nga Interi për te Napoli dhe pas gjashtë muajsh të tjerë u ble përfundimisht për 21 milionë euro. Politano ka fituar dy trofe me Napolin: titullin sezonin e kaluar dhe Kupën e Italisë në edicionin 2019/2020. Ai ka zhvilluar 26 ndeshje, 7 gola dhe 5 asistime te Napoli këtë sezon.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 January 2024, 08:00
ITALI - Një simbol, një idhull i fansave, por me datë skadence. Daniele De Rossi do të qëndrojë në pankinën&...
Sport
18 January 2024, 07:30
SPANJE - Girona padyshim që po bën gjithçka më mirë se të gjithë këtë sezon. Pas vetëm 26 minutash lo...
Sport
17 January 2024, 22:07
ITALI - E ardhmja e Karim Benzema pritet të jetë në Europë, me sulmuesin francez që raportohet nga mediet arabe se dëshiron të...
Sport
17 January 2024, 18:09
KROACI - Kroati mori etiketën e 'Luka Modriçit të ri' në vitin 2013, kështu që pritshmëritë për të is...
Sport
17 January 2024, 17:57
TIRANE - Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat, në përfundim të mbledhjes së...
Sport
17 January 2024, 17:54
ITALI - Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lazios, n&eu...
Sport
17 January 2024, 17:52
SHKODER - Vllaznia përforcon skuadrën me një mbrojtës të majtë nga Brazili. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Andr...
Sport
17 January 2024, 17:48
ITALI - Drejtuesit e klubit zikaltër presin më shumë nga Kristjan Asllani, i cili duket se do të ketë shansin e artë në kampi...
Sport
17 January 2024, 17:43
TURQI - Rekordmenia e futbollit shqiptar të femrave, njëkohësisht dhe kapitenia e kombëtares kuqezi, Megi Doçi, do e vijojë karr...
Sport
17 January 2024, 17:40
ANGLI - Erling Haaland (Manchester City) ishte një nga favoritët për çmimin 'The Best' të UEFA-s, pas kontributit të tij t&eum...