26 May 2023, 11:56
Nga DOSJA
ITALI - Jose Mourinho, duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara finales së Evropa League kundër Sevillas të javës së ardhshme, tha se ai do të jetë "përgjithmonë i lidhur me Romën".
60-vjeçari listoi Porton, Interin, Chelsean, Real Madridin dhe Manchester Unitedin, si klube ku ai ende “ndjen një lidhje”, por tha se Spurs ishin përjashtim. “Shpresoj që tifozët e Tottenham të mos më keqkuptojnë, por i vetmi klub në karrierën time për të cilin ende nuk kam ndjenja të thella është Tottenham”,- tha Mourinho.
“Ndoshta sepse stadiumi ishte bosh, për shkak të Covid. Ndoshta sepse zoti Levy nuk më la të luaja në një finale dhe të fitoja një trofe”.
Kujtojmë se Mou u shkarkua nga Spurs në prill 2021 pas 17 muajsh, gjashtë ditë para finales së Carabao Cup, të cilën e humbën ndaj Manchester City nën drejtimin e përkohshëm të Ryan Mason.
“Është i vetmi, me të gjitha klubet e tjera ndiej një lidhje. Ndoshta njerëzit do të thonë se nuk mund të duash çdo klub. Po, e dua çdo klub!”,- shtoi Mourinho.
"Me Romën, ne do të jemi të lidhur përgjithmonë, si të gjitha skuadrat e mia të mëparshme, përveç klubit të z. Levy,"- tha portugezi.
Komentet e tij erdhën, pasi trajneri i Feyenoord, Arne Slott i dha fund spekulimeve për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Premier League të Spurs. Slott, i cili udhëhoqi klubin e Roterdamit drejt titullit holandez këtë sezon, tha se ai po diskuton një zgjatje të kontratës dhe "dëshira ime është të qëndroj në Feyenoord".
B.T (Dosja.al)
Sport
26 May 2023, 11:42
FRANCE - Që kur u largua nga Real Madridi, Zinedine Zidane ka qenë i lidhur me skuadra të shumta. Së fundmi emri i ...
Sport
26 May 2023, 11:13
ANGLI - Këtë të enjte, gjatë humbjes së pësuar nga Chelsea në shtëpinë e Mançester Junajtid (4-1), ish-...
Sport
26 May 2023, 11:00
FRANCE - Hetimi po përparon. Një oficer i ri policie u padit më 8 mars në hetimin gjyqësor me dyshimin për rrjedhje informaci...
Sport
26 May 2023, 10:45
SALVADOR - Prokuroria publike e El Salvadorit ka urdhëruar arrestimin e pesë personave të dyshuar si përgjegjës për rrëmuj&eu...
Sport
26 May 2023, 10:34
FRANCE - E ardhmja e Christophe Galtier prej kohësh është në dyshim. Dhe për ta zëvendësuar atë, tani përmen...
Sport
26 May 2023, 10:19
ANGLI - Tashmë është zyrtare, Liverpool nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë q...
Sport
26 May 2023, 10:00
ARABI SAUDITE - Sado që Cristiano Ronaldo ka shkuar për të luajtur në ligën e Arabisë Saudite, është ende nj&e...
Sport
26 May 2023, 09:45
SPANJE - Përplasja e Mallorcas me Valencian përfshinte një banderolë të madhe anti-raciste përpara fillimit të ndes...
Sport
26 May 2023, 09:27
ITALI - Prokurori federal Giuseppe Chinè ka hapur një procedim në lidhje me metodat e shënimit, në kohë...
Sport
26 May 2023, 09:00
FRANCE - Samuel Umtiti ka bërë disa deklarata të ashpra për kohën e tij te Barcelona, klubi të cilit i përket ende. Ai...