24 November 2023, 14:46
Nga DOSJA

ARGJENTINE - Trazira në Argjentinë me aventurat e David Nalbandian. Ish-tenisti 41-vjeçar, i cili arriti në vendin e tretë në renditjen botërore dhe luajti në finalen e “Wimbledon” në vitin 2002, u akuzua nga ish-partnerja e tij, për abuzim seksual dhe për shikimin e banesës së saj përmes një kamere të fshehtë.
Arakeli Toronto e kishte bërë denoncimin shumë kohë më pare, por për mungesë provash ajo ishte vendosur në dosje nga prokurori. Megjithatë, avokati i saj gjeti prova të reja dhe çështja u “hap”. Si u hap? Me audion e Nalbadianit, duke pranuar përgjimin ndaj ish-it të tij.
Çifti ishte në një lidhje nga shtatori 2022 deri në qershor 2023 dhe kishin marrë me qira një apartament në lagjen Palermo të Buenos Aires. Vajza, e cila është një modele në Argjentinë, vazhdoi të jetonte në apartament pas ndarjes dhe një ditë ajo dhe vëllai i saj zbuluan kamerën e fshehtë.
Ishte vendosur në sistemin e ventilimit dhe Nalbadian, mund të shihte gjithçka nga banesa e saj. Sipas ankesës, vëllai i saj hapi kapakun me një kaçavidë dhe zbuloi kamerën e sigurisë, të lidhur me kabllo të shumta për t'u monitoruar drejtpërdrejt.
“Vendosa të divorcohem kur fillova të kuptoja veprimet e tij. Ajo që fillimisht dukej si një ndarje miqësore, u bë gjithnjë e më toksike nga dita në ditë. Ai më kërkoi me këmbëngulje dhe shikonte lëvizjet e mia. Fillova të trembesha kur roja i sigurisë në pallatin tim më tha se Nalbadian kishte kërkuar pamje nga kamerat e sigurisë.
Në qershor, vëllai im dhe unë vumë re diçka të çuditshme në dhomë. Ai pa një shkëlqim të çuditshëm pas pjesës së brendshme të ventilimit të banesës. Terrori që pësova ishte i papërshkrueshëm. Jo vetëm që më shikonin, por mund të më shihnin edhe të zhveshur”, tha Toronto në deklaratën e saj.
Ish-tenisti pranoi se kishte urdhëruar instalimin e kamerës, por pretendoi se nuk i kishte parë kurrë pamjet. Tani fjalën e ka drejtësia.
Nalbandian ishte i martuar prej 22 vitesh me Victoria Bosch dhe së bashku kanë dy fëmijë. Përveç tenisit, ai është “çmendur” me makinat dhe ka vrapuar në dhjetëra gara në vendin e tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 November 2023, 14:06
BRAZIL - Mund të kenë kaluar tashmë më tepër se dy ditë, por ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës në “Marac...
Sport
24 November 2023, 13:50
ANGLI - Një grua është grabitur në fund të muajit tetor në Richmond në Londrën Perëndimore dhe tani policia ë...
Sport
24 November 2023, 13:34
HOLANDE - Në një epokë ku diskutimi rreth futbollit bazohet gjithmonë në të dhëna ekonomike, Twente konfirmoi, s...
Sport
24 November 2023, 13:16
ANGLI - Kur në vitin 1986 (më vonë Sir) Alex Ferguson u largua nga Aberdeen për në Mançester për të marr&e...
Sport
24 November 2023, 13:00
BRAZIL - Fred, një ish-sulmues i Fluminense, aktualisht drejtor i planifikimit në Flu, u grabit me armë në orët e para të kës...
Sport
24 November 2023, 12:30
ANGLI - Manchester United po kalon një periudhë turbulence, që rrethon ekipin kryesor dhe drejtuesit e klubit anglez. Këtë të en...
Sport
24 November 2023, 12:00
ANGLI - José Mourinho është trajneri më i pasur në botë, sipas një studimi të portalit britanik ‘Gambling Zone...
Sport
24 November 2023, 11:30
ZVICER - Ndeshjet Uells-Finlandë, Izrael-Islandë dhe Bosnje-Hercegovinë-Ukrainë përfundojnë gjysmëfinalet e “play-off...
Sport
24 November 2023, 11:00
ITALI - Sarri ka dhënë një intervistë për gazetën ‘La Repubblica’ këtë të enjte, ku përfundoi duke...
Sport
24 November 2023, 10:30
SHBA - Gjithçka është thënë, shkruar dhe... kënduar për divorcin mediatik mes kolumbianes Shakira dhe spanjolit Gerard Pi...