4 March 2023, 08:03
Nga DOSJA
ANGLI - Pasi përfundoi në vendin e 11-të sezonin e kaluar, Newcastle aktualisht është i pesti në Premier League, katër pikë prapa Tottenhamit të vendit të katërt me dy ndeshje më pak. Manchester City është i dyti dhe do të luajë këtë të shtunë (13:30) në fushën e skuadrës që drerjtohet nga Eddie Howe.
Në konferencën për shtyp, Pep Guardiola tha të premten, se nuk ishte i befasuar nga niveli i klubit të Newcastles: “Ata nuk kanë qenë në krye për një kohë të gjatë, por kanë bërë rekrutime të jashtëzakonshme. Ata nënshkruan me lojtarë me përvojë, pikërisht atë që u duhej dhe kanë një trajner me cilësi të jashtëzakonshme. Ndoshta ishin surprizë, por jo më. Unë mendoj se ata do të qëndrojnë në krye”.
Gjashtë fitore të njëpasnjëshme midis tetorit dhe dhjetorit i kishin lejuar Magpies të vendoseshin në ‘Top 4’ të kampionatit. Kohët e fundit, ata kanë luftuar për të gjetur erën e tyre të dytë, por kanë treguar efikasitet të dobët (2 gola të shënuar në shkurt), duke fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit.
Por për Guardiolën kërcënimi mbetet: “Janë një nga kundërshtarët më të vështirë që kemi deri në fund të sezonit, për sa i përket eksperiencës, kërcënimit, tranzicionit, janë një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Kjo është arsyeja pse ata kanë qenë atje gjatë gjithë sezonit”.
Më në fund, trajneri katalanas dha gjithashtu një përditësim për mbrojtësit e tij John Stones dhe Aymeric Laporte, si dhe portierin e tij Stefan Ortega, duke thënë se treshja "kanë qenë duke u stërvitur" dhe "po ndihen më mirë, shumë më mirë".
B.T (Dosja.al)
Sport
4 March 2023, 07:35
BRAZIL - Brazili më ‘i gjelbër’ se sa ‘i artë’, çfarë do të shohim më 25 mars në miqësore...
Sport
4 March 2023, 07:16
GJERMANI - Në pritje të Bayernit, Borussia Dortmund zë vendin e pare përkohësisht në Bundesligë, pas fitores 2...
Sport
4 March 2023, 06:51
ITALI - Pas një vrapimi ‘galopant’, Napoli gabon. Madje ka është mundur brenda në shtëpi në ‘Maradona’, ...
Sport
3 March 2023, 22:51
ANGLI - Të gjithë tifozët e futbollit në ishull po numërojnë mbrapsht, në pritje të ndeshjes së madh të së...
Sport
3 March 2023, 22:34
KROACI - Një skenë e pabesueshme ka ndodhur në një ndeshje të ligës kroate të futbollit. Në ndeshjen ndë...
Sport
3 March 2023, 22:10
TAXHIKISTAN - Një i ri nga skuadra e Jordanisë U-20 i dha kuptim të ri termit "futboll i trazuar"... Sulmuesi Baker Kamal Kalbouneh u p&eum...
Sport
3 March 2023, 21:30
ARABIA SAUDITE - Çfarë përfundimi i papërshtatshëm për njerëzit me zemër të dobët në Mrsool P...
Sport
3 March 2023, 21:01
TURQI - Këtë të premte, drejtësia turke anuloi një vendim të shpallur të enjten dhe ndaloi edhe një herë tifozë...
Sport
3 March 2023, 20:28
HOLANDE - Prokuroria Publike Holandeze kërkoi këtë të premte një dënim me dy vjet burg për futbollistin ndërkombëta...
Sport
3 March 2023, 20:06
SPANJE - Gavi dhe Vinícius ishin protagonistët e disa momenteve të nxehta gjatë derbit të djeshëm në Spanjë, në t...