LIVE UPDATES
Sport

Nga pjesëmarrja te protagonizmi, Shqipëria shkruan historinë në “Milano-Cortina 2026”

Për herë të parë, Shqipëria nuk shkon në Lojërat Olimpike Dimërore për të parë të tjerët, por për të garuar me ta. Kjo arritje historike duhet të shërbejë si një shkëndijë shprese dhe krenarie për çdo shqiptar…

24 January 2026, 20:02 Nga DOSJA

Nga pjesëmarrja te protagonizmi, Shqipëria shkruan historinë

Nga Endi Tufa

ITALI - Për dekada me radhë, prania e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore ka qenë më tepër simbolike, një përpjekje për të valëvitur flamurin kuqezi mes gjigantëve të borës, shpesh me ftesa nderi dhe pa pretendime rezultatesh.

Por edicioni i “Milano-Cortina 2026” shënon fundin e kësaj epoke dhe fillimin e një realiteti të ri, pothuajse të pabesueshëm për një vend mesdhetar me infrastrukturë modeste dimërore.

Shqipëria do të prezantohet në këto Lojëra me një ekip prej katër skiatorësh në disiplinat alpine, tre vajza dhe një djalë, duke regjistruar arritjen më të madhe në historinë e sportit shqiptar. Ky nuk është më turizëm olimpik, por një dëshmi force dhe një strategji që ka funksionuar më mirë se e kujtdo tjetër në rajonin tonë.

Efekti “Colturi” dhe matematika e suksesit

Ndryshimi drastik i kursit ka një emër të përveçëm: Lara Colturi. Tashmë 19-vjeçare, skiatorja që zgjodhi të garojë për ngjyrat kuqezi nuk është thjesht një talent individual, por ‘lokomotiva’ që po tërheq pas vete të gjithë ekipin. Ndryshe nga vendet e vogla që zakonisht përfitojnë nga kuotat e “universalitetit” (ftesa për të garantuar pjesëmarrjen e sa më shumë shteteve), rasti i Shqipërisë është unikal.

Pikët e shumta të grumbulluara nga Colturi në Kupën e Botës dhe renditja e saj në eliten botërore, kanë bërë të mundur që Shqipëria të fitojë kuota shtesë olimpike. Falë performancës së saj të jashtëzakonshme, ajo ka zhbllokuar vende për dy skiatore të tjera shqiptare, duke krijuar për herë të parë një “skuadër” të vërtetë femërore. Kjo tregon se investimi te kualiteti sjell edhe kuantitet, një leksion që Federata Shqiptare e Skive e ka aplikuar me sukses të plotë.

Denni Xhepa dhe kualifikimi me meritë

Nëse suksesi i vajzave lidhet ngushtë me pikët e Colturit, përfaqësimi i meshkujve është një histori dinjitoze e meritës personale. Denni Xhepa, tashmë një emër i konfirmuar në pistat ndërkombëtare, nuk shkon në Milano-Cortina si i ftuar, por si i kualifikuar. Ai ka arritur të përmbushë normat strikte të Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) në të gjitha disiplinat teknike, duke treguar se skijimi shqiptar tek meshkujt ka arritur pjekurinë. Kualifikimi i tij me normë, dhe jo me ftesë, është treguesi më i qartë se niveli sportiv është rritur ndjeshëm dhe se Shqipëria po prodhon sportistë që mund të garojnë denjësisht përkrah emrave të mëdhenj të globit.

Shqipëria përballë rajonit: Një analizë e ftohtë

Për të kuptuar përmasat e kësaj arritjeje, mjafton të hedhim sytë nga fqinjët tanë. Ballkani, me përjashtim të Sllovenisë që është një superfuqi botërore e sporteve të dimrit dhe nuk mund të futet në këtë krahasim, paraqitet me një tablon krejt tjetër. Analiza e kuotave zyrtare tregon se Shqipëria ka lënë pas shtete me traditë shumë më të gjatë, me qendra skish të zhvilluara dhe me buxhete shumëfish më të larta.

Me 4 skiatorë të kualifikuar, Shqipëria renditet dukshëm më lart se Serbia, Greqia, Bosnja apo Maqedonia e Veriut. E vetmja që qëndron më lart ose në nivele të përafërta është Kroacia, e cila gëzon trashëgiminë e familjes Kostelić, dhe Bullgaria që mbështetet tek ylli i saj Albert Popov. Më poshtë pasqyrohet qartë ky dominim rajonal i Shqipërisë në disiplinën e skive alpine.

Nga pjesëmarrja te protagonizmi, Shqipëria shkruan historinë

Kjo renditje nuk është rastësi, por fryt i një strategjie “Smart Power”. Ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë shpenzuar shuma të mëdha për mirëmbajtje resortesh pa arritur të prodhojnë kampionë, Shqipëria u tregua pragmatiste. Duke afruar Lara Colturin dhe duke mbështetur talentet e diasporës si Xhepa, Federata ka maksimizuar rezultatin me një kosto financiare shumë më të ulët se fqinjët.

Kjo qasje ka bërë që Shqipëria, një vend pa infrastrukturë elitare dimërore brenda kufijve, të kthehet në një shembull suksesi për menaxhimin sportiv. Fakti që kemi tre vajza në startin e Olimpiadës është një luks që edhe shtete si Polonia apo Rumania shpesh e kanë të vështirë ta arrijnë në disiplinat alpine.

Një Frymë e re për të ardhmen

Kur delegacioni kuqezi të parakalojë në ceremoninë e hapjes në Milano, nuk do të shohim thjesht katër sportistë, por do të shohim materializimin e një ëndrre të guximshme.

Për herë të parë, Shqipëria nuk shkon për të parë të tjerët, por për të garuar me ta. Kjo arritje historike duhet të shërbejë si një shkëndijë shprese dhe krenarie për çdo shqiptar, duke na kujtuar se me vizionin e duhur dhe punën e palodhur, asnjë mal nuk është i lartë mjaftueshëm për të na ndalur.

 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin