Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Ngjarje e tmerrshme, ndërpritet ndeshja e Ajaksit, portieri humbet ndenjat pas përplasjes! - VIDEO
Menjëherë në stadiumin 'Mandemakers' ra një heshtje e tensionuar, ndërsa shokët e Vaessenit bënin gjeste të furishme drejt pankinave për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe kur një stjuard vrapoi në një krah të stadiumit për të marrë një defibrilator, të gjithë e kuptuan se ishte serioze.
1 October 2023, 00:38Nga DOSJA
HOLLANDE - Ndeshja e kampionatit holandez mes Rkc Walwijk dhe Ajax u ndërpre me rezultatin 2-3 për bardhekuqtë e Amsterdamit pasi Etienne Vaessen, portieri i klubit pritës, mbeti pa ndjenja në tokë pas një përplasjeje shumë të rëndë me Brian Brobbey, lojtarin e Ajax-it.
Menjëherë në stadiumin 'Mandemakers' ra një heshtje e tensionuar, ndërsa shokët e Vaessenit bënin gjeste të furishme drejt pankinave për të kërkuar ndihmë mjekësore dhe kur një stjuard vrapoi në një krah të stadiumit për të marrë një defibrilator, të gjithë e kuptuan se ishte serioze.
Disa lojtarë nga RKC Walwijk dhe Ajax u kryqëzuan dhe shokët e skuadrës së Vaessen u shoqëruan në anën tjetër duke qarë, ndërsa silueta e portierit të skuadrës së Walwijk, në tokë, u 'errësua' nga stjuardët e tjerë të cilët nxituan ta mbulonin. Komentatori i stadiumit njoftoi se ndeshja ishte pezulluar përkohësisht dhe se ata po përpiqeshin të kuptonin nëse lojtarët ishin në gjendje të vazhdonin të luanin.
Por nuk ishte kështu, dhe njoftimi i mëpasshëm se ndeshja ishte braktisur përgjithmonë shkaktoi duartrokitje të forta dhe brohoritje me shprehjen: "Nuk do të ecësh kurrë vetëm…"