21 April 2026, 19:00
Nga DOSJA

TIRANE - Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv janë miratuar katër fusha të reja, tre për Partizanin dhe ndërrimi i tapetit të stadiumit “Air Albania”, ku do të zhvillohet finalja e madhe e kampionatit, që siç dihet është në bashkëpunim me Federatën e Serbisë dhe disa ndeshje do të zhvillohen edhe atje.
Komiteti miratoi kërkesën e Komisionit të Infrastrukturës për ndryshimin e tapetit të stadiumit “Air Albania”, si dhe ndërhyrjen në bazament, me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të këtij kompeticioni.
Fusha e “Air Albanias”
Në të njëjtën linjë, Komiteti miratoi edhe projektin e paraqitur nga FK Partizani, që parashikon zëvendësimin e tapetit ekzistues të stadiumit, si dhe ndërtimin e dy fushave të reja stërvitore, në funksion të këtij eventi madhor.
Në bashkëpunim me klubin, FSHF do të realizojë investimin për të transformuar tapetin e fushës nga bar artificial në bar natyral, duke garantuar kushte optimale loje.
Gjithashtu, një prej dy fushave të reja në kompleksin Partizani do të jetë me bar natyral, e dedikuar për seancat stërvitore të skuadrave pjesëmarrëse gjatë turneut dhe tjetra me tapet artificial.
Rikujtojmë që pak muaj më parë FSHF-ja me vendim të Komitetit Ekzekutiv mbuloi shpenzimet e Partizanit për hotelin e ri të klubit.
Gjendja aktuale e stadiumit “Arena e Demave”
Këto investime përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe në rritjen e kapaciteteve infrastrukturore të vendit, duke konfirmuar angazhimin e FSHF-së për organizimin me sukses të finaleve të Europianit U-21 2027.
Punimet pritet të nisin së shpejti, me objektivin për përfundimin në kohë dhe në përputhje të plotë me kërkesat e UEFA.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 April 2026, 18:30
ANGLI - I padiskutueshëm dhe i domosdoshëm që nga rikthimi i tij në fillim të janarit nga një këputje e ligamentit të ...
Sport
21 April 2026, 18:15
ANGLI - Arsène Wenger ende beson se Arsenali mund ta fitojë Premier League këtë sezon, pavarësisht humbjes 2-1 të së...
Sport
21 April 2026, 18:00
ITALI - Mundësia që Italia të ripranohet në Kupën e Botës 2026 mbetet, për momentin, shumë teorike...
Sport
21 April 2026, 17:30
ANGLI - Gara për titullin e Premier League për sezonin 2025/26 po rezulton të jetë një nga më të ekuilibruarat dh...
Sport
21 April 2026, 17:08
ITALI - Një artikull në Gazetta dello Sport të martën zbuloi se një hetim është hapur nga zyra e prokurorit...
Sport
21 April 2026, 17:00
ANGLI - Trajneri i Man.Cityt, Pep Guardiola, ka folur hapur për mentalitetin e skuadrës së tij në garën për titullin e Premier L...
Sport
21 April 2026, 16:30
SPANJE - Barcelona po planifikon në mënyrë aktive skuadrën e saj për sezonin e ardhshëm, me pozicionin e qendërsulmuesit t&...
Sport
21 April 2026, 16:00
ITALI - E ardhmja e Luka Modriç mbetet në qendër të debatit ndërkombëtar të futbollit.
Kohët e fundit, ish-shoku i ...
Sport
21 April 2026, 15:30
AUSTRI - Në një konferencë për mediat, drejtori i ekipit Mercedes, Toto Wolff, foli gjerësisht rreth ideve të reja t&e...
Sport
21 April 2026, 15:00
ITALI - AC Milani është i gatshëm t’i thotë lamtumirë Rafa Leaos. Megjithatë, ata kanë nevoj...