7 November 2024, 10:30
Nga DOSJA

GJERMANI - Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme dueli mes Bayern Munichut dhe Benfikës në Champions League.
Përmes një deklarate të publikuar në fund të ndeshjes së së mërkurës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të bavarezëve, klubi gjerman raportoi se tifozi që pësoi arrest kardio-respirator në tribunat e Allianz Arena në minutat e para të ndeshjes kishte vdekur gjatë transportimit për në një njësi spitalore.
"FC Bayern në zi: një vdekje lë në hije fitoren 1-0 ndaj Benficas. Në ndeshjen e fazës së rregullt të Champions League kundër Benficas, fitorja 1-0 e FC Bayern u vendos në prapavijë për shkak të një ngjarjeje trishtuese. Një urgjencë mjekësore në tribunat e Allianz Arena e lanë në hije lojën që në fillim.
Rreth një orë pas fishkëllimës së fundit, kampionët e Gjermanisë morën lajmin e hidhur se tifozi i tyre kishte ndërruar jetë rrugës për në spital. FC Bayern është në zi së bashku me familjet e tyre”, mund të lexohet në njoftimin e bavarezëve.
Gjithçka nisi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur ekipi i urgjencës mjekësore i vendosur për ndeshjen e Mynihut bëri një lëvizje urgjente në tribunat në Allianz Arena për të ndihmuar. Një tifoz ishte në arrest kardio-respirator. Sipas shtypit gjerman, i njëjti tifoz u ringjall disa herë në vend nga ekipi i urgjencës, përpara se të vendosej në një ambulancë dhe të transportohej për në spital, teksa gjatë udhëtimit dhe vdiq.
Gjatë ndeshjes, zëdhënësi i tifozëve, që normalisht mbështesin ekipin bavarez nga lakorja jugore e Allianz Arenas u kërkoi të gjithë tifozëve në atë sector, që të mbledhin flamujt e tyre dhe të ndalojnë së kënduari për respekt për tifozin, i cili një orë më vonë ndërroi jetë.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 November 2024, 10:00
TURQI - José Mourinho befasoi duke mos marrë pjesë në konferencën për shtyp para duelit të sotëm të Fenerbah&cc...
Sport
7 November 2024, 09:30
ANGLI - Ruud van Nistelrooy, trajner i përkohshëm i Manchester United, ka folur në një konferencë për shtyp, në prag t...
Sport
7 November 2024, 09:00
FRANCE - “Lufta në fushë, paqe në botë”. Me një koreografi mbresëlënëse, tifozët e Paris Sa...
Sport
7 November 2024, 08:30
SPANJE - Teksa Atletico Madridi i tij është i zënë në Paris, në kuadër të xhiros së katërt të Champions...
Sport
7 November 2024, 08:00
SERBI - Shprehja 'fut kokën aty ku nuk fut këmbën' përdoret gjerësisht në diskutimet e futbollit. Megjithatë, në rasti...
Sport
7 November 2024, 07:30
BELGJIKE - Një naivitet i bujshëm i Tyrone Mings, i kushtoi Aston Villas golin e parë të pësuar në këtë edic...
Sport
7 November 2024, 00:21
ZVICER - UEFA ka pezulluar arbitrat ndërkombëtarë spanjollë për dy ndeshje. As dy javë më parë e as në javën a...
Sport
7 November 2024, 00:16
KANADA - Statuja dedikuar Gilles Villeneuve, ish-pilot i Formulës 1, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në 1982, është vje...
Sport
7 November 2024, 00:12
RUSI - Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj CSKA-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Mirlind Daku pati shans...
Sport
6 November 2024, 23:05
ANGLI - U luajtën sot ndeshjet e xhiros së katërt të Champions League, ku nuk munguan surprizat. Bresti arrin një tjetër fitore,...