24 March 2023, 14:48
Nga DOSJA
Dani Alves
SPANJE - Dani Alves mbetet në paraburgim, pasi u akuzua dhjetorin e kaluar për përdhunimin e një gruaje të re në një disko në Barcelonë. Tashmë, ish-anësori brazilian është shumë i kërkuar nga të arrestuarit e tjerë, pasi merr pjesë dhe promovon ndeshje futbolli dhe jep disa autografe dhe, sipas ‘Marca’, prania e tij po krijon një rrjet autentik të “trafikimit të fanelave”.
Sipas të njëjtit burim, në krye të këtij 'biznesi' rezulton të jetë pikërisht ai. Ndodh si më poshtë: një prej të burgosurve lejohet të lëvizë nga krahu në krah dhe ai të mundur mbledhjen e të gjitha fanelave të Barcelonës. Këto, duhet theksuar, hyjnë në burg në dy mënyra, disa dërgohen nga familjet e të burgosurve, të tjerët vijnë me porosi.
I burgosuri i lartpërmendur, më vonë ia çon fanelat Dani Alves për t’i firmosur dhe, pasi i firmos, ia dorëzon pronarëve... në këmbim të cigareve, ose produkteve të tjera të disponueshme në burg. Mësohet se Dani Alves ndodhet në paraburgim që prej datës 20 janar pasi u akuzua për përdhunimin e një 23-vjeçareje natën e 30-31 dhjetorit të vitit të kaluar, në një diskotekë të Barcelonës.
B.T (Dosja.al)
dani alves
Sport
24 March 2023, 13:42
TIRANE - Kombëtarja kuqezi është futur në ditët e fundit përgatitore të ndeshjes me Poloninë që do të luaj d...
Sport
24 March 2023, 12:24
SPANJE - Në muajt dhe vitet në vijim, Real Madridi do të duhet të zbatojë një projekt për të riformuar fuqinë e loj...
Sport
24 March 2023, 12:12
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do t’i startojë ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” me ndeshjen në transfertë ndaj ...
Sport
24 March 2023, 11:57
Tenistja ukrainase Marta Kostyuk kërkon që të organizohet një takim me WTA në lidhje me pjesëmarrjen e tenistëve rusë
...
Sport
24 March 2023, 11:34
ARGJENTINE - Thuajse kishim filluar t'u besojmë shpjegimeve të tij, për emocionet në fitimin e një prej finaleve më mahnit&...
Sport
24 March 2023, 11:15
TIRANE - Stili dhe grafika novatore, kombinuar me simbolet e rëndësishme të historisë e traditës së shqiponjave: Federata Shqipt...
Sport
24 March 2023, 10:52
KINE - Ndërsa një rast korrupsioni, në nivelin më të lartë të autoriteteve të futbollit kinez, trazon vendin që pre...
Sport
24 March 2023, 10:36
ARGJENTINE - Tre muaj pasi fitoi Kupën e Botës në Katar, kombëtarja e Argjentinës u ribashkua për një sër&eu...
Sport
24 March 2023, 10:21
GJERMANI - Tashmë nuk kishte asnjë dyshim që nga mbrëmja e së enjtes dhe njoftimi për shkarkimin e afërt të Julia...
Sport
24 March 2023, 10:15
ITALI - Ideja është e thjeshtë dhe në të njëjtën kohë fatkeqësisht e pazbatuar: futbolli i përket të gj...