Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ S'prishet ‘trendi’ i javës së 33-të, fiton edhe Flamurtari. Dinamo dorëzohet në Vlorë
Sulmuesi 21-vjeçar Eral Maksuti ishte heroi i fitores së Flamurtarit, duke shënuar tri herë në portën dinamovite
27 April 2026, 21:52Nga DOSJA
VLORE - Maksuti ishte heroi i Flamurtarit në fitoren në Vlorë. Dinamo ka pësuar një humbje të rëndë me rezultatin 3-1 në javën e 33-të të Superiores, përballë vlonjatëve kuqezinj të vendit të fundit.
Sfida e luajtur në Vlorë prodhoi gola dhe emocione, me ekipin e Flamurtarit që në fund mori tre pikë me vlerë në garën për mbijetesë.
Të parët që kaluan në avantazh ishin dinamovitët, të cilët shënuan që në minutën e 7-të më Koman, ndërsa baraspesha erdhi pas 11 minutash me Maksutin.
Ishte pikërisht talenti 21-vjeçar që mori nën kontroll sfidën, duke shënuar dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë (55’ dhe 73’), duke siguruar kështu tre pikët për vlonjatët.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në kuotën e 32 pikëve, tre më pak se rivalët, ndërsa Dinamo ndodhet në ankth sa i përket një vendi në “Final 4”, që do i siguronte edhe Europën.