Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Parashikime të bujshme: Shakira shtatzënë! Pritet ardhja e fëmijës së tretë në Miami...
Parashikuesja braziliane Mhoni Vidente ka bërë një zbulim për këngëtaren
25 June 2023, 14:22Nga DOSJA
SHBA - Edhe një here, parashikuesja Mhoni Vidente ka bërë sërish një zbulim për jetën e Shakirës. Mediumi i famshëm parashikon se e ardhmja nuk do të ishte e qetë për Shakirën.
“Do ta padisin”,- thotë ajo për ekspozimin kaq të madh të fëmijëve. “Po vijnë çështjet ligjore, ato më të këqijat. Pique, babai i fëmijëve të tij dhe rrethi i tyre do ta padisin Shakirën për t’i marrë fëmijët, sepse thonë, se ajo dëshiron të fillojë një turne dhe nuk është mjaftueshëm nëna për ta. Sa e trishtueshme për Shakirën”,- ka komentuar parashikuesja kubane në programin “El Heraldo Televisión”.
Dhe së fundmi, ajo deklaroi se Shakira mund të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe mes fansave të atij nga Barranquilla, për të cilin informacionet e fundit, kanë të bëjnë me Lewis Hamilton:
"Një që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”. Parashikuesja theksoi se Shakira kërkon është të ketë një vajzë.
Përmendet gjithashtu mundësia që Tom Brady, një ish-futbollist profesionist, të jetë një tjetër sportist me të cilin Shakira mund të ketë lidhje romantike, megjithëse për momentin gjithçka duket se tregon një lidhje mes këngëtares dhe Hamiltonit.