12 June 2022, 16:18
Nga DOSJA
DURRES - Trajneri Edy Reja foli në konferencë për shtyp, para ndeshjes miqësore ndaj Estonisë, ditën e hënë në orën 18:00. Tekniku italian theksoi, ndër të tjera, se skuadra nuk mund të konsiderohet e vdekur, pasi kanë mbetur edhe dy ndeshje, ndërsa shtoi se ekipi duhet të luajë me mendje në kokë.
“Kam lojtarë konkurrues për nesër dhe që kanë vlerë, kur luan në Kombëtare nuk ekziston miqësorja, sepse pritshmëritë janë të larta dhe duhen lojtarë me stimuj. Ndaj duhet të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe jam i bindur se do të paraqiten mirë, pavarësisht se është miqësore. Duhet të bëjmë një paraqitje me intensitet të lartë, të paktën këto janë pritshmëritë tona.
E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat, si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë.
Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur, sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë. Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë, sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet ta përmirësojmë, sepse mos të reagojmë është papranueshme.
Ndaj Estonisë më intereson paraqitja dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinaj apo Muçolli. Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj t’i rikuperoj. Hysajn mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikojë dhe nuk e ka problem”,- u shpreh Reja.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 June 2022, 16:14
Gigio Donnarumma
ITALI- Nëse barazimi 0-0 me Anglinë jep shpresë për trajnerin Roberto Mancini, finalja ishte e hidhur për Gigio D...
Sport
12 June 2022, 15:50
GJERMANI - Robert Lewandowski ka vendosur të luajë në ‘Camp Nou’, pavarësisht se i ka mbetur edhe viti i kontratës n&e...
Sport
12 June 2022, 15:15
Fituesi Max Verstappen
AZERBAJXHAN - Me daljen jashtë nga gara të makinave Ferrarit (motor për Leclerc dhe probleme hidraulike për Sain...
Sport
12 June 2022, 12:09
Erik Ten Hag, trajneri i ri i Manchester United
ANGLI - Shumë gjëra do të ndryshojnë në Manchester United sezonin e ard...
Sport
12 June 2022, 11:28
SPANJE - E ardhmja e Robert Lewandowskit po dominon gazetat spanjole dhe franceze. Sipas ‘Sport’, oferta e Barcelonës p&e...
Sport
12 June 2022, 11:04
PORTUGALI - Zyrtarët e Benficas dhe Liverpoolit u takuan këtë të shtunë në Lisbonë dhe marrëveshja u vulos: Darwin N&u...
Sport
12 June 2022, 10:41
HOLANDE - Wesley Sneijder, një ish-lojtar i kombëtares holandeze, tani 38 vjeç dhe i pensionuar pas futbollit, e ka kaluar karrierën e tij...
Sport
12 June 2022, 10:27
GJERMANI - Ai është një referencë e jetëgjatësisë dhe rregullsisë. Joshua Kimmich ka shtatë sezone te Bayern M...
Sport
12 June 2022, 09:01
AZERBAJXHAN - Piloti dhe kampioni Sebastian Vettel (34) në Formula 1 ka bërë një deklaratë të rëndësishme politike ...
Sport
12 June 2022, 08:14
SPANJE - E vendosur në Santa Ponça, shumë afër klubit të golfit, ajo ka pesë dhoma gjumi, pesë banja, dy zona për mysa...