11 September 2022, 08:01
Nga DOSJA

SPANJE - Ndeshja Cadiz-Barcelona po vazhdonte normalisht në ‘Nuevo Mirandilla’ kur në minutën e 82-të gjyqtari Del Cerro Grande kuptoi se diçka po ndodhte në tribunë. Tifozët kërkonin një urgjencë mjekësore dhe arbitri e ndërpreu me shpejtësi lojën.
Ky vendim ishte kyç që të gjithë të mobilizoheshin me objektivin e vetëm për t'i shpëtuar jetën tifozit, i cili kaloi pesë minuta pa puls. Barcelona i dorëzoi një defibrilator portierit Ledesma në mënyrë që ai ta hidhte urgjentisht në tribunë.
Kryqi i Kuq ka mbërritur në vend ngjarje në kohë për të parandaluar një tragjedi. Për më shumë se gjysmë ore pati heshtje në ‘Nuevo Mirandilla’, lojtarët luteshin në fushë si Araújo dhe gjyqtari i dërgonte lojtarët në dhomat e zhveshjes, duke pritur lajmin e mirë për të mbërritur nga tribuna.
Tifozi mundi të evakuohej me barelë dhe loja rifilloi me imazhin e Ansu Fatit duke u kërkuar falje tifozëve të Cádiz pas shënimit të golit të tretë. Tre pikët i shkuan Barcelonës (0-4), por kjo ishte më e pakta. Ndjenja se një jetë ishte shpëtuar në ‘Nuevo Mirandilla’ ishte një triumf i përbashkët nga të gjithë.

Cádiz ka lëshuar një deklaratë, duke falënderuar për bashkëpunimin e ofruar: "Protokolli i ndihmës së Kryqin e Kuq hyri shpejt në veprim, duke ndihmuar një burrë në arrest kardiak. Një nga ekipet mjekësore shkoi në tribuna me defibrilator dhe monitor, duke filluar detyrat e reanimacionit. Në të njëjtën kohë, Fútbol Club Barcelona ofroi një defibrilator të dytë në rast se do të ishte i nevojshëm përdorimi i tij, duke u zhvendosur në zonë nga vetë lojtarët.
Ndihma rezultoi pozitive pas disa minutash dhe tifozi u transferua në ICU të spitalit ‘Puerta del Mar’ ku qëndron i shtruar. Përveç kësaj, një nga operatorët e kamerës Tribuna pësoi një të fikët që gjithashtu u trajtua shpejt nga stafi mjekësor i stadiumit pa pasoja të mëdha”.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 September 2022, 22:51
ITALI- Milan fiton në javën e gjashtë të Serie A dhe e bën këtë duke mposhtur Sampdorian në transfertë me shifrat...
Sport
10 September 2022, 21:44
SPANJE - Rrallëherë një plan i hartuar përpara një loje del kaq i përsosur. Barcelonës i nevojiteshin tre pikët n...
Sport
10 September 2022, 20:51
ITALI- "Thashethemet për shitjen e klubit? Kanë kaluar dy vjet. Familja Zhang e do Interin, respekton tifozët dhe e di shumë mirë se ...
Sport
10 September 2022, 20:30
SPANJE - Gjithçka ka ngrirë në stadiumi. Në minutën e 81-të gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen Cadiz-Barcelona (0-2), pa...
Sport
10 September 2022, 20:00
ITALI- Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayernin në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet për të fituar në ...
Sport
10 September 2022, 19:51
FRANCE - PSG nënshkroi suksesin e gjashtë në javën e 7-të e Ligue 1, falë një goli të Neymar kundër një skua...
Sport
10 September 2022, 19:02
ITALI - Charles Leclerc i Ferrarit, siguroi ‘pole-position’ për edicionin e 93-të të Grand Prix të Italisë (73 në Fo...
Sport
10 September 2022, 17:50
GJERMANI- Në javën e gjashtë të Bundesligës, Bayern nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Stutgart. Golat e kampi...
Sport
10 September 2022, 17:13
SHQIPËRI- Në javën e katërt të kampionatit shqiptar u zhvilluan dy takime si Kastrioti-Tirana dhe Egnatia Vllaznia. Në Kamë...
Sport
10 September 2022, 17:05
ITALI- Në javën e gjashtë të Serie A, Napoli mposht Spezian 1-0 në minutat e fundit dhe për momentin shkon në krye në ...