Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Pique shfaqet nervoz pas ndarjes nga Shakira, godet gazetarin në prani të fëmijëve
Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.
28 June 2022, 13:01Nga DOSJA
SPANJË- Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.
Në komunikatën në fillim të qershorit, ku të dy shpallën ndarjen, kërkohej “respektimi i privatësisë për mirëqenien e fëmijëve, të cilët janë prioriteti ynë kryesor”. Këtu, le të themi se në Spanjë nuk e morën saktësisht kërkesën e çiftit, duke i përndjekur në çdo hap.
Një presion asfiksues që bëri që Piqué të nervozohej me një gazetar. Ky i fundit e ndoqi sapo mbërriti në aeroport, deri në momentin kur mbrojtësi spanjoll tentoi të mbyllte papritur një derë në fund të disa shkallëve. Në atë moment një gjest agresiv shkaktoi – sipas gazetarit – rënien e celularit të tij, ndërsa Pique e ofendonte vazhdimisht.
Jordi Martín, ky është emri i paparacit. Me siguri presioni është maksimal në këtë moment tek Pique, i cili duhet të përballet me ata që nuk ndalen as para pranisë së dy të vegjëlve Milan dhe Sasha.