6 February 2023, 21:29
Nga DOSJA
TURQI - E gjithë bota u trondit nga lajmi i ardhur nga Turqia mëngjesin e sotëm. Vendin e përmendur e ka goditur në orët e para të mëngjesit një tërmet i fuqishëm dhe aty po luajnë shumë sportistë nga kjo zonë.
Në Stamboll ka qenë edhe portieri i Adana Demispor, Goran Karaçiq, i cili ka rrëfyer një histori të frikshme për “Dnevni avaz”.
- Dje mbërritëm në Stamboll, ku sot duhej të luanim kundër Umraniyespor. Mirëpo drejtori sportiv sapo na ka bërë me dije se gjithçka është anuluar. Kush kujdeset për futbollin tani, është më e rëndësishme të shpëtojmë jetë - tha Mostarja dhe vazhdoi:
- Të gjithë jemi ende në shok. Gruaja ime qëndroi në Adana. Dhe informacioni i parë nga atje është katastrofik. Edhe në banesën time muret janë të plasaritura, nuk e di. .. Jemi në pritje të një fluturimi privat për t'u kthyer në Adana.
Karaçiq shpjegoi se si gruaja e tij u shpëtua nga fatkeqësia vetëm nga një qen.
- Me fat që qeni ynë filloi të lehte një minutë më parë, kështu që ai e zgjoi atë. Kur, siç thotë ajo, tërmeti tashmë ishte forcuar, ajo na mblodhi dokumentet dhe doli në rrugë. Për momentin në Adana mbretëron kaos, si në të gjithë Turqinë jugore. Siç kuptova dhe pashë, Adana ishte gjysmë e rrënuar, por ndoshta është qyteti me gjendjen më të mire nëse mund të themi kështu krahasuar me të gjithë rajonin që u godit nga tërmeti.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 February 2023, 21:19
TRUQI - Në shtetin turk janë disa futbollist shqiptarë të cilët për fat janë mirë dhe larg zonës së prekur n...
Sport
6 February 2023, 21:01
TURQI - Mes të mbijetuarëve të tragjedisë në Turqi dhe Siri, ka qenë për fat të mire edhe një ekip sportiv shqiptar...
Sport
6 February 2023, 20:51
TURQI - Më shumë se 2300 njerëz humbën jetën në dy tërmete të forta që goditën sot Turqinë juglindore. Ky...
Sport
6 February 2023, 20:38
TURQI - Ministri i Sportit dhe Rinisë së Turqisë, Mehmet Kasapoglu, ka njoftuar për momentin pezullimin e të gjitha garave sportive n...
Sport
6 February 2023, 20:23
TURQI - Trajneri i Malatyaspor, Yilmaz Vural, konfirmoi mëngjesin e kësaj të hëne vdekjen e portierit Eyüp Türkaslan, 28 vj...
Sport
6 February 2023, 20:12
SPANJE - Real Madridi është nisur pasditen e kësaj të hëne për në Marok, ku do të luajë për Kupën ...
Sport
6 February 2023, 19:57
SPANJE - Zyra e Prokurorit Publik në Spanjë mori një qëndrim kundër lirimit të përkohshëm të Dani Alves, i cili u...
Sport
6 February 2023, 19:40
BRAZIL - Një sherr i dhunshëm ka shpërthyer në mes të një ndeshjeje, këtë të dielë në Brazil, mes lojta...
Sport
6 February 2023, 18:51
TURQI - Dëshmia tronditëse e trajnerit të Adana Demirspor, italianit Vincenzo Montella, i cili përshkroi skenat horror të përjetua...
Sport
6 February 2023, 18:24
FRANCE - PSG po rikuperon forcat për angazhimet e saj të radhës. Sergio Ramos dhe Neymar janë rikthyer në...