LIVE UPDATES
Sport

Premier League/ Sonte, “Derbi i Merseyside”, qyteti i Liverpoolit i ndarë në dysh...

Rrallëherë një “derbi Merseyside” ka ngjallur kaq shumë pritshmëri dhe frikë tek tifozët e Everton dhe Liverpool, sa ai i kësaj të mërkure në mbrëmje (21:00), i cili shoqërohet me sfida të shumta.

24 April 2024, 14:34 Nga DOSJA

Premier League/ Sonte, “Derbi i Merseyside”, qyteti i Liverpoolit i

ANGLI - Në Liverpool, mbivendosja midis mbështetësve të LFC (Liverpool FC) dhe atyre të Evertonit është e fortë sa herë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën, fqinjët, kolegët e punës apo edhe anëtarët e së njëjtës familje, nuk flasin më me njëri-tjetrin përpara këtij takim për të shmangur çdo provokim që mund të dëmtojë përgjithmonë një marrëdhënie.

Shumë prej tyre ndjekin parimin e vendosur nga Neil Atkinson, një nga prezantuesit e ‘The Anfield Wrap’, një media dedikuar ‘Reds’: “Me ata të afërt me mua që mbështesin Everton, ne tani sillemi sikur kjo ndeshje nuk u zhvillua. Është më e shëndetshme”. 

Ky tension i fshehtë që i paraprin çdo “derbi të Merseyside” ishte veçanërisht i dukshëm të martën, ndërsa Liverpool do të udhëtojë këtë të mërkurë në mbrëmje për te Everton (21:00).

Sepse ‘Reds’, aktualisht të dytët në Premier League, duhet të fitojnë nëse dëshirojnë të ruajnë ndonjë shpresë për të qenë kampionë, ndërsa ‘Toffees’, i gjashtëmbëdhjetë, nuk mund të përballojnë një pengesë, ndërsa kanë vetëm 5 pikë përpara (me një ndeshje më pak) më shumë se ekipi i parë i rënë, Luton. 

“Nëse  e fitojmë  këtë derbi, do të ishte një fitore që do të na siguronte vazhdimësinë, si ato që morëm vitin e kaluar kundër Bournemouth (1-0, 28 maj 2023) ose vitin e kaluar kundër Crystal Palace (3-2, 19 maj, 2022), analizon Paul Quinn, i cili krijoi ‘The Esk’, një faqe kushtuar ‘Toffees’. Por ky sukses do të ishte edhe më i këndshëm sepse do t'i jepte edhe fund ëndrrave të ‘Reds’ për titull”.

Liverpool synon suksesin e 100-të të derbit

Po kështu, tifozët e Liverpool presin me kënaqësi se një triumf për ekipin e tyre, do ta afronte Evertonin me rënien nga Premier League. "Disa tifozë të ‘Reds’ e dëshirojnë hapur këtë rënie dhe madje ëndërrojnë që në një afat të gjatë të gjithë liverpulasit të rreshtohen pas Liverpool FC,"- shprehet Dan Fieldsend, i cili ka shkruar disa vepra që trajtojnë historinë e LFC.

Është e vërtetë që Everton kohët e fundit ka përjetuar probleme të tilla sportive dhe ekonomike (8 pikë dënimi për shkelje të ‘Fair Play’-it financiar të Premier League), që qëndrueshmëria e klubit mund të jetë dukur e rrezikuar, veçanërisht pasi ai është i përfshirë në një projekti i marrjes nga fondi amerikan i investimeve 777 Partners (aksionari kryesor i Red Star, i promovuar në Ligue 2), i cili është i ngadalshëm në realizim. 

"Kemi pasur kaq shumë gjëra kohët e fundit sa nuk mund t'ju përshkruaj shkallën në të cilën një fitore do të ndezë ‘Goodison Park’, do të ishte çmenduri,"- thotë Andy Costigan, një nga autorët e faqes Grand Old Team, e rezervuar për dashamirët e futbollit. Sidomos pasi nuk e kemi mundur Liverpoolin që nga viti 2010 në shtëpi”.

Nga ana e saj, faqja zyrtare e LFC-së ofroi të martën një tjetër këndvështrim historik, duke kujtuar se këtë të mërkurë në mbrëmje ‘Reds’ mund të arrijnë suksesin e tyre të qindtë në historinë e derbit dhe Jürgen Klopp të bëhet trajneri i parë i klubit, që fiton për herë të dhjetë kundër ‘Toffees’.

Fakti që kjo është paraqitja e fundit e gjermanit në këtë përballje ia shton erën çështjes. “Mezi pres që ai të largohet, duke pasur parasysh rezultatet e tij kundër nesh (vetëm një humbje në 16 derbi),- thotë ftohtë David Downie, krijuesi i ‘Blue Room’, një podcast pro Everton. - Ajo që më qetëson është se Liverpool do ta ketë të vështirë të gjejë një zëvendësues në nivelin e tij”. 

Kushdo qoftë pasardhësi i tij (Arne Slot tani është favorit), ai në çdo rast do të duhet të integrojë shpejt rëndësinë jetike të “derbit të Merseyside” në sytë e tifozëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin