26 February 2025, 14:00
Nga DOSJA
GJERMANI - Jamie Bynoe-Gittens është një nga yjet në rritje të Borussia Dortmundit dhe paraqitjet e tij po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Anësori anglez i lindur në vitin 2004 po shijon një sezon të nivelit të lartë, aq sa klubi gjerman e ka vendosur çmimin e tij në nivelin e 100 milionë eurove.
Pavarësisht një viti të vështirë për Dortmundin, aktualisht vetëm i dhjeti në Bundesligë, talenti i Bynoe-Gittens është vendosur si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Pasi kaloi sistemin e të rinjve të Manchester City dhe mbërriti në Gjermani në vitin 2020, 20-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë katër asistime në 35 ndeshje, duke fituar gjithashtu një vend të rregullt në skuadrën e Anglisë U-21 (11 ndeshje).
Katër gjigantë anglezë në gjurmët e tij
Vlerësimi i lartë nuk duket se i tremb klubet kryesore ta synojnë talentin, me Bayern Munich që tashmë ka shfaqur interes pas sugjerimit të Vincent Kompany. Megjithatë, Dortmundi duket se preferon një lëvizje në Premier League, ku Arsenali, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, po monitorojnë nga afër situatën.
Topçinjtë, në veçanti, do të ishin në pozicionin “pole” për të blerë lojtarin, duke pasur parasysh nevojën për përforcime sulmuese, pas dëmtimeve të shumta që kanë goditur skuadrën (Bukayo Saka, Gabriel Jesus, Gabriel Martinelli dhe Kai Havertz).
Bynoe-Gittens nga ana e tij nuk do të përjashtonte një rikthim në Angli, duke e bërë gjithnjë e më konkrete mundësinë e një lëvizjeje gjatë verës.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 February 2025, 13:30
GJERMANI - Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, e ardhmja e Leroy Sané në Bayern Munich mbetet e pasigurt....
Sport
26 February 2025, 13:00
PORTUGALI - Caen në Francë nuk është i vetmi klub evropian që ka arritur suksese këtë të martë. Edhe Tirsense ...
Sport
26 February 2025, 12:30
TIRANE - Viti 2025 ka nisur mjaft mirë për infrastrukturën e futbollit shqiptar, me investime të rëndësishme nga Federata Shqiptar...
Sport
26 February 2025, 12:00
ARGJENTINE - Një rikthim i ndërlikuar, një lëvizje e ngathët përpara portës dhe i gjithë skenari ndryshon. Natën ng...
Sport
26 February 2025, 11:30
ANGLI - Manchester United është duke luftuar në aspektin sportiv këtë sezon, ashtu si edhe ato financiare. Klubi i Mançesterit, ...
Sport
26 February 2025, 11:00
ANGLI - Kështu është shprehur në një konferencë për shtyp së fundi, trajneri holandez i Liverpollit Arne Slot për r...
Sport
26 February 2025, 10:45
SHBA - Lionel Messi i ka kënaqur edhe një herë tifozët në fushën e futbollit natën e së martës në të m&eu...
Sport
26 February 2025, 10:30
GJERMANI - Pozicioni i trajnerit Marco Rose në stolin e RB Leipzig po bëhet gjithnjë e më i lëkundur dhe sipas Kicker, klubi ...
Sport
26 February 2025, 10:00
ANGLI - Manchester City ka identifikuar zëvendësuesin e Ederson, teksa Pep Guardiola po synon një rindërtim të skuadrës së ti...
Sport
26 February 2025, 09:00
ITALI - Tijjani Reijnders është një hap larg rinovimit të kontratës me Milanin. Sipas gazetës holandeze “De Telegraaf”...