LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka uron ‘Ditën e Flamurit’ nga Vlora: “Sa bukur t’i rrisim fëmijët me ndjenja patriotike!”... (video)

“Ndjenjat patriotike dhe kombëtare janë shumë të rëndësishme për të përfaqësuar Shqipërinë nëpërmjet futbollit dhe ajo çka futbolli i jep në nivelin përfaqësues vendit, është shumë e rëndësishme. Këtë e kemi provuar me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2016, që uroj të përsëritet sërish”

27 November 2022, 17:18 Nga DOSJA

Presidenti Duka uron ‘Ditën e Flamurit’ nga Vlora: “Sa

VLORE - Me rastin e ‘Ditës së Flamurit’ këtë herë presidenti Duka dhe përfaqësues të FSHF-së kishin zgjedhur për të festuar me fëmijët e Kopshtit nr. 5 të qyteti të Vlorës. Një ditë e veçantë me fëmijët dhe edukatoret e kopshtit, që kishin përgatitur një program festiv dhe një ekspozitë me punimet e tyre artistike vërtetë të veçanta, duke u bazuar pikërisht simbolet tona kombëtare.

Në këtë festë speciale për këtë ditë të shënuar, përveç presidentit të FSHF-së, Armand Duka, morën pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ish-futbollisti i njohur i Flamurtarit dhe i Kombëtares, Kreshnik Çipi, etj.

Pasi vizitoi ekspozitën e përgatitur nga fëmijët e vegjël dhe ndoqi programin artistik me këngë, recitime e valle patriotike, presidenti Duka u shpërndau fëmijëve edhe disa dhurata simbolike, një mesazh domethënës për shoqërinë që tregon se FSHF do të vazhdojë të mbështesë pa kushte fëmijët siç ka bërë edhe së fundmi me projektin madhor “Uniforma Ime”, duke u ofruar falas të gjithë fëmijëve të Shqipërisë që luajnë futboll uniforma dhe bazë materiale.

“Është shumë bukur të jemi sot në një nga kopshtet e qytetit të Vlorës për të uruar Festën e Flamurit, në qytetin ku u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe Ismail Qemali ngriti flamurin. Jemi në një ditë përkujtimore dhe falënderuese për ata që e bënë të mundur që Shqipëria të shpallë pavarësinë dhe jemi gjithashtu për një mesazh tjetër sportiv, nëpërmjet dhuratave simbolike që bëmë për fëmijët e kopshtit, simbolizojnë edhe projektin “Uniforma Ime” me FSHF-në që ka dhuruar uniforma për të gjithë futbollin në Shqipëri dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë që fëmijët të bëhen sa më të shëndetshëm përmes futbollit, të rriten mirë dhe mbase të bëhen edhe futbollistë profesionistë dhe t’i shërbejnë ekipeve kombëtare në të ardhmen,- tha presidenti Duka, duke shtuar, - Pa dyshim, që ndjenjat patriotike dhe kombëtare janë shumë të rëndësishme për të përfaqësuar Shqipërinë nëpërmjet futbollit dhe ajo çka futbolli i jep, qoftë në nivelin përfaqësues vendit është shumë e rëndësishme. Këtë e kemi provuar me pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2016, që uroj të përsëritet sërish, ku janë valëvitur flamuj shqiptarë në qytete të ndryshme të Francës, besoj më shumë se sa në gjithë historinë e tij. Pra kjo tregon se sa e rëndësishme është ekipi kombëtar, jo vetëm për sport, por edhe për të përfaqësuar Shqipërinë dhe kulturën e saj nëpërmjet futbollit. Edhe një herë u uroj gëzuar ‘Festën e Flamurit’, për fëmijët e kopshtit këtu, për fëmijët e të gjithë Shqipërisë, për qytetarët e Vlorës dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë vendit”.

Ndërsa presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, në urimin e tij e vuri theksin te projekti “Uniforma Ime” të FSHF-së, si një simbolikë të rëndësishme, teksa vlerësoi mbështetjen e madhe që Federata e Futbollit dhe presidenti Duka po u japin fëmijëve dhe futbollit.

Një falënderim erdhi edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili përshëndeti fëmijët dhe u uroi atyre gëzuar ‘Ditën e Flamurit’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë