24 June 2026, 18:42
Nga DOSJA
Ronaldinho Gaúcho nënshkroi për Ravennën
ITALI - Në moshën 46-vjeçare, Ronaldinho Gaúcho e habiti botën e futbollit duke njoftuar rikthimin e tij për të luajtur për Ravennën në Serie C të Italisë.
Arkitekti kryesor i këtij nënshkrimi ishte pronari i klubit, Ignazio Cipriani, i cili siguron se kjo marrëveshje nuk është thjesht një dredhi marketingu... “Magjistari” brazilian me të vërtetë do të kthehet në fushë.
"Ai do të marrë pjesë në prezantimin e ekipit më 21 gusht. Nuk do të vijë në qendrën stërvitore, por me siguri do të luajë të paktën një ndeshje në ligë, ndoshta edhe disa të tjera. Do ta shohim.
Ende nuk e dimë se kur do të luajë në ligë, do të varet nga disa faktorë, por me siguri do të jetë në një ndeshje në shtëpi", siguroi Cipriani në një intervistë me 'Gazzetta dello Sport'.
Biznesmeni 38-vjeçar thotë gjithashtu se ardhja e fituesit të “Topit të Artë” të vitit 2005 në klub shërben edhe si një mundësi për të që të lançojë markën e tij të veshjeve.
"Ne punuam shumë për këtë. Unë dhe Lorenzo Tonetti patëm disa biseda me të dhe vëllain e tij, dhe në fund, ai e pranoi me entuziazëm projektin tonë.
Ai gjithashtu dëshiron të lançojë markën e tij, 'R10', në stilin e Michael Jordan, kështu që Ravenna do të jetë ekipi i parë që do të veshë këtë markë.
Qëllimi i tij është të shënojë golin e fundit të karrierës së tij duke veshur fanelën e Ravennës", thotë ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 June 2026, 18:33
SHBA - ‘Shtrigani’ ganez Nana Kwaku Bonsam pretendoi se kishte bërë një mallkim r në prag të ndeshjes Angli - Gana pë...
Sport
24 June 2026, 17:11
SHBA - Skuadrat që zbret në fushë mbrëmjen e sotme janë të Grupit B ku bën pjesë edhe Zvicra e Granit Xhakës. Hel...
Sport
24 June 2026, 16:48
SHBA - Si në çdo paraqitje në media, Gianni Infantino nuk zhgënjeu. Në një raport progres të publikuar të m&eum...
Sport
24 June 2026, 16:29
SHBA - Irani pa disa nga kufizimet e udhëtimit të hiqen nga Shtetet e Bashkuara të martën në mbrëmje nga Departamenti ...
Sport
24 June 2026, 16:04
SHBA - Bastian Schweinsteiger po bën bujë në Gjermani, por jo për arsyet e duhura. Incidenti kaloi relativisht pa u vënë re, por...
Sport
24 June 2026, 15:50
ARGJENTINE - “Urime Leo. Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit botëror” - Leo Messi, sot më 24 korrik feston 39-vjetorin e ...
Sport
24 June 2026, 15:35
FRANCE - Ndërsa “Les Bleus” janë në mes të Kupës së Botës, Zinédine Zidane, trajneri i mundshëm i a...
Sport
24 June 2026, 15:21
SHBA - "Do të vendos për jetën time pas Kupës së Botës. Tani për tani, duhet të qëndroj i përqendruar në ...
Sport
24 June 2026, 15:13
SHBA - Një incident i ri ka ndodhur në Kupën e Botës. Që nga mbrëmë, imazhe nga para-ndeshja Angli-Gana kan&...
Sport
24 June 2026, 15:02
SHBA - Është një nga rregullat e reja (dhe më të diskutueshme) të Kupës së Botës, i zbatuar për herë t&...