18 August 2022, 17:33
Nga DOSJA

FRANCE - Paris Saint-Germain dëshiron të heqë qafe Mauro Icardin. Trajneri Christophe Galtier ka rrëfyer se sulmuesi argjentinas nuk është në planet e tij dhe për këtë arsye PSG po punon për largimin e sulmuesit, ndonëse nuk është një detyrë e lehtë për asnjë nga palët e përfshira.
Icardi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024 dhe në moshën 29-vjeçare është para një vendimi të rëndësishëm. Problemi për klubin francez lind nga pretendimet e sulmuesit argjentinas dhe bashkëshortes dhe agjentes së tij Wanda Nara.
Galatasaray erdhi me një ofertë për të nënshkruar me Mauro Icardin dhe negociata ngeci kur u fol për pagën e tij, pasi te PSG ai përfiton 10 milionë euro në vit. PSG dëshiron ta heqë qafe atë dhe bisedimet nuk përfunduan, sepse ekziston një plan ‘B’ që mund të përfshijë pagesën e kontratës së tij të ndarë mes dy klubeve.
Një problem tjetër në negociata është se PSG do të negocionte një transferim pa problem, por kërkon një detyrim blerjeje prej rreth 20-25 milionë euro, shifër që Galatasaray nuk është i gatshëm ta paguajë. Përveç kësaj, edhe Fenerbahçe kërkoi kushte për Icardin, por bisedimet morën të njëjtin rrjedhë.
Mauro Icardi mbërriti te PSG për sezonin 19/20, si huazim nga Interi i Milanit, një klub ku ai u bë figurë dhe përfundoi duke kaluar nga dera e pasme, duke luftuar me bordin. Institucioni francez e zyrtarizoi nënshkrimin e tij për sezonin e ardhshëm, megjithatë, sulmuesi argjentinas përfundoi si lajm më shumë për atë që bëri jashtë fushës së lojës sesa në të.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 August 2022, 16:59
ANGLI - E ardhmja e Aubameyang te Barcelona nuk është aspak e qartë. Pavarësisht se ai mbërriti në klubin e ...
Sport
18 August 2022, 16:43
ZVICER - Shitja e biletave për Kupën e Botës në Katar (20 nëntor-18 dhjetor) po shkon mirë. Vetëm në periudhë...
Sport
18 August 2022, 16:13
TIRANE - Skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana, është gati për sezonin e ri futbollistik 2022/2023 dhe duket të ketë lë...
Sport
18 August 2022, 14:30
ANGLI - Manchester City, shkruan edicioni i sotëm i ‘The Times’, nuk ka ndërmend të humbasë Bernardo Silvën ...
Sport
18 August 2022, 13:10
SHBA- Lebron James. LBJ. Fëmija nga Akron, Mbreti James ose i Zgjedhur. Këto janë pseudonimet që kanë shënuar talentin e tij, po...
Sport
18 August 2022, 13:00
MAQEDONI E VERIUT - Në “Arena Todor Proeski”, mbrëmjen sotme përballet Shkupi, ekipi shqiptar i Maqedonisë së Veriut dhe ...
Sport
18 August 2022, 12:51
SHBA- Si është Mike Tyson? Imazhet e fundit të 56-vjeçarit kanë trembur jo pak fansat. Tyson në fakt u fotografua në nj&e...
Sport
18 August 2022, 12:44
TIRANE - Në prag të nisjes së edicionit të ri futbollistik, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dh&eu...
Sport
18 August 2022, 12:41
Zhang Jindong
ITALI- Suning ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron të shesë klubin e Interit, por kushtet nuk mund ta përj...
Sport
18 August 2022, 12:32
SHBA - Legjioni italian i futbollistëve të Serisë A, po arrin sukses edhe në MLS. Giorgio Chiellini, Federico Bernardeschi dhe L...