8 April 2025, 10:00
Nga DOSJA

SHBA - Leo Messi po shpërblehet për karrierën e tij në MLS, ku po luan së bashku me Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergi Busquets nën urdhrat e Javier Mascheranos.
Lidhja që kanë mes tyre ish-yjet e Barcelonës e bëjnë Inter Miamin një kërcënim për skuadrat në Amerikën e Veriut, edhe pse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” po i afrohet fundit të karrierës.
Kontrata që Leo Messi kishte nënshkruar në vitin 2021 me klubin blaugrana, është zbuluar nga media spanjole El Mundo, dhe shuma, bonuset që përfshiheshin në të janë padyshim kontrata më luksoze në histori të sporteve.

Barcelona mori shpërblimet e saj, duke fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit dy herë para skadimit të asaj kontrate, sipas së cilës Messi fitoi plot 555 milionë euro neto për katër vite. Pas taksimit, ish-legjenda e Barcelonës besohet se ka çuar në shtëpi rreth 297 milionë euro.
“Kjo është paga fikse, me të drejtat e imazhit, një seri bonusesh multi milionëshe, shtesat ditore dhe shtesa të tjera varësisht nga objektivat”, kishte raportuar El Mundo.

Shpërblimi i Leo Messit ishte i lidhur pjesërisht me numrin e ndeshjeve që kishte luajtur dhe kualifikimin e Barcelonës në Champions League, të cilat të dyjat ishin të garantuara gjatë kohës së kontratës në fjalë.
Si rezultat, “Pleshti” ishte paguar rreth 210 mijë euro në ditë pas zbritjeve, në periudhën mes 2017 dhe 2021. Kjo do të thotë se mesatarisht në javë, Leo Messi ka fituar 1.4 milionë euro, dy herë më shumë se Kevin Durant në NBA.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 April 2025, 09:30
ITALI - Alberico “Chicco” Evani do të jetë trajneri i ri i Sampdorias. Pas një dite në të cilën thashethemet dhe emr...
Sport
8 April 2025, 09:00
ANGLI - Carlo Ancelotti i ka dalë në mbështetje brazilianit Vinicius Junior për ta rikthyer në formën e tij në sfidën ...
Sport
8 April 2025, 08:30
ANGLI - Ndërsa Carlo Ancelotti ka marrë shumë kritika në Spanjë për paraqitjet e Real Madridit së fundmi dhe në ve&cce...
Sport
8 April 2025, 08:00
GJERMANI - Vincent Kompany, në konferencën për shtyp, ka pranuar se Bayern Munichu po përballet me një situatë të vësh...
Sport
8 April 2025, 07:30
GJERMANI - Simone Inzaghi, në konferencën tradicionale për shtyp, ka bërë një përditësim të situatës së...
Sport
7 April 2025, 22:05
GJERMANI - Një klub gjerman, në kërkim të fondeve, u shiti tifozëve të tij stadiumin, në mënyrë që të mer...
Sport
7 April 2025, 21:59
TIRANA - Tirana ka triumfuar në derbi përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Sfida...
Sport
7 April 2025, 19:03
RROGOZHINE - Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit u ndërpre për 12 minuta pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u r...
Sport
7 April 2025, 15:25
ANGLI - Kohës së Ivan Juriçit, si trajner i Southamptonit i vjen fundi. Klubi anglez njoftoi mëngjesin e sotëm ...
Sport
7 April 2025, 14:30
SPANJE - Publikimi më i fundit i Vinícius Júnior po shkakton një valë të madhe revolte mes tifozëve të Real Madrid...