1 October 2024, 16:30
Nga DOSJA

SPANJE - Lunin do të jetë një nga risitë në ndeshjen që Real Madrid do të zhvillojë nesër, të mërkurën, në Lille (21:00). Portieri ukrainas do të zëvendësojë Courtois-in e dëmtuar dhe do të luajë jo vetëm ndaj Lille-s, por edhe ndaj Villarreal-it, më 5 tetor.
Lunin i rikthehet portës për Real Madridin në kompeticionin që e provoi sezonin e kaluar. Ukrainasi ishte heroi i skuadrës së bardhë në Champions League e mëparshme.
Përfitoi nga rasti ndaj Bragës ku do të luante Kepa, por u dëmtua në nxemje. Lunin priti një penallti në atë ndeshje dhe që atëherë, ai ishte një lojtar në portën e Real Madridit. As rikuperimi i Kepës nuk e lëvizi nga ai pozicion.
Në Champions League, portieri shkëlqeu kundër Braga-s dhe Leipizg-ut, por u bë edhe heroi i Real Madridit kundër City-t në ndeshjen e dytë. Ai ndaloi gjithçka, madje edhe te penalltitë, duke ndalur gjuajtjet e Bernardo Silvës dhe Kovacic.
Lunin, megjithatë, pa se si mbeti pa finalen e Champions League. Courtois u rikuperua dhe Ancelotti e kishte shumë të qartë se portieri i tij është belgu. Më tej, ukrainasi pësoi një grip që e pengoi të udhëtonte me skuadrën, megjithëse ishte në stolin e Londrës.
Pas asaj finale, Lunin u duk sikur do të largohej nga Real Madridi, por jo vetëm që nuk u largua, por u rinovua deri në vitin 2030. Tashmë ai nga Ukraina kthehet në portën e Real Madridit dhe askush nuk e vë në dyshim.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 October 2024, 16:00
TIRANE - Gjatë muajit tetor, trajneri Sylvinho do të drejtojë Kombëtaren në dy sfida vendimtare dhe të rëndësishm...
Sport
1 October 2024, 15:39
AUSTRI - Largimi i Daniel Ricciardo nga Formula 1 vazhdon të bëjë që njerëzit të flasin. Piloti australian p...
Sport
1 October 2024, 15:07
GJERMANI - Këtë të martë, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) hapi një hetim ndaj portierit zëvendësues të B...
Sport
1 October 2024, 14:46
EKUADOR - Ndeshja e luajtur në stadiumin Capwell në Guayaquil dhe e cila nuk ishte aspak miqësore, ishte një përballje përg...
Sport
1 October 2024, 14:19
SPANJE - Andrés Iniesta publikoi sot një njoftim në rrjetet e tij, në të cilin ndjejmë se më 8 tetor, zyrtarisht ai ...
Sport
1 October 2024, 12:30
FRANCE - Pas njoftimit të lamtumirës së Antoine Griezmann nga kombëtarja, Kylian Mbappé ka reaguar në llogarinë e ti...
Sport
1 October 2024, 12:00
FRANCE - Një nga vëllezërit Mbappe do të jetë jashtë ndeshjes së tyre për Champions League këtë të m&eu...
Sport
1 October 2024, 11:37
KROACI - Pas suksesit në olimpiadën e Parisit, ku për herë të parë sporti i mundjes i solli Shqipërisë medaljet olimpi...
Sport
1 October 2024, 11:28
SHBA - Gazeta "The Washington Post" i kushtoi atij reportazhin "Një jetë e dyfishtë: 'Mbreti i Kokainës' që fshihej si futbollist pro...
Sport
1 October 2024, 11:30
ANGLI - Gjatë pesëmbëdhjetë viteve pas inaugurimit të tij, në vitin 2006, stadiumi i Emirateve u tall rregullisht, përgjat&...