29 May 2023, 11:30
Nga DOSJA

FRANCE - E dinim që nuk do të kishte shtrëngim duarsh mes Kostyukut dhe Sabalenkës, pasi ukrainasja kishte paralajmëruar se do ta injoronte bjellorusen. Publiku i “Roland-Garos” është ende i befasuar dhe disa fishkëllenin tenisten e Kievit, kur ajo u largua nga fusha.
Aryna Sabalenka u shfaq për të protestuar. Por asgjë nuk funksionoi. Kostyuk u kënaq duke përshëndetur arbitrin, mori çantën e saj dhe u largua nga qendra pas humbjes së saj (6-3, 6-2) në raundin e parë të Grand Slam-it francez.
Ashtu si bashkatdhetarja e saj, Anhelina Kalinina, pas ndeshjes së saj në Romë kundër ruses Veronika Kudermetova javën e kaluar, ajo bëri zgjedhjen për të mospërfillur shtetasit rusë dhe bjellorusë, për shkak të luftës në Ukrainë nga këto dy shtete.
Kostyuk ka ende shumë familjarë në vend, mjaftueshëm për të ushqyer shqetësimin e saj: "Të gjithë janë në Kiev, jo në zonat më të rrezikshme në lindje,"- shpjegoi ajo. Por çdo gjë mund t'i ndodhë kujtdo. Nëse vritesh nga raketa, është fati yt”.
Sabalenka fillimisht besonte se fishkëllimat e publikut ishin të destinuara për të, përpara se të kuptonte se ato ishin për kundërshtaren e saj. Numri 2 i turneut kishte reaguar ndaj shpalljes së vendimit të kundërshtares së saj para takimit: “E kuptoj. Nëse ajo më urren, nuk mund të bëj asgjë për këtë. Nuk ndjej asgjë të kësaj natyre”.
Sakaq Kostyuk u përgjigj: "Kur të përfundojë lufta, ata do të përpiqen të gjejnë justifikime: "Na vjen keq, nuk mund të flisnim, ishte shumë e rrezikshme". Por pyetini ata: "A dëshironi që Ukraina të fitojë luftën?" Sa do të thonë po? Pra, askush nuk dëshiron luftë, por askush nuk dëshiron që Rusia dhe Bjellorusia ta humbin atë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 May 2023, 11:15
FRANCE - Nën kontratë deri më 30 qershor 2025 me PSG-në, Kylian Mbappé dërgoi një mesazh të qartë për të...
Sport
29 May 2023, 11:03
TIRANE - Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 16:00, luhet java e 36-të dhe fundit e Kampionatit të 84-t kombëtar të Abissnet Superiores. ...
Sport
29 May 2023, 11:00
FRANCE - “Lojtari më i mirë” i Ligue 1 për herë të katërt, askush nuk e kishte arritur këtë më par&eu...
Sport
29 May 2023, 10:34
ANGLI - Ish-lavdia e Premier League, Andy Cole, ka veshur kostumin e ‘plakut’ të hidhëruar. Rekordi i tij për golat e shën...
Sport
29 May 2023, 10:25
SPANJE - Myrto Uzuni e bëri ëndrrën e tij realitet. Sulmuesi shqiptar, falë 23 golave të shënuar në La Liga 2, u shpall golas...
Sport
29 May 2023, 10:17
FRANCE - Ndërsa Lionel Messi duhet të largohet nga PSG brenda disa javësh me përfundimin e kontratës së tij, ai nuk &eum...
Sport
29 May 2023, 10:00
KOSOVE - Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka reaguar ashpër pas përfundimit të sezonit 2022/23 në Superlig...
Sport
29 May 2023, 09:25
AZERBAIXHAN - Redon Xhixha e feston me gol titullin kampion në Azerbajxhan me Qarabagun. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës realizoi golin e par&...
Sport
29 May 2023, 09:01
ANGLI - Mbrojtësi i Evertonit, Yerry Mina, dyshohet se ka kafshuar Dominic Solanken pasi tensionet mes lojtarëve të Everton dhe Bournemouth arrit...
Sport
29 May 2023, 08:30
HOLANDE - Thjesht tingëllon e pabesueshme, por ka ndodhur vërtet... Futbollisti i Ajaxit, Steven Bergis, u gjend në qendër të një ...