5 March 2023, 23:14
Nga DOSJA
Mancini gjuan për të shënuar golin e fitores për Romën
ITALI - Roma arriti një fitore të rëndësishme kundër Juventusit (1-0) në një lojë të shkëlqyer në Olímpico dhe, mbi të gjitha, mposhti humbjen e dhimbshme kundër Cremoneses (2-1) të martën e kaluar, për të cilët ishte fitorja e parë e sezonit.
Mourinho, i cili më në fund ishte në stol, pavarësisht se pa kartonin e kuq në atë ndeshje, mund të jetë i lumtur me atë që pa në fushë. Nga Rui Patricio te Dybala, përmes Ibáñez apo Matic, skuadra e tij punoi në mënyrë perfekte dhe përballet me garancitë më të mira për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Europa League, të cilën do ta luajë të enjten e ardhshme kundër Real Sociedad.

Ndeshja përfundoi, duke u vendosur nga goli i madh i Mancinit (53’). As ai nuk e besonte kur ishte fjala për ta festuar. Mbrojtësi mori një top nga Cristante në tre të katërtat e fushës dhe pa e menduar, goditi fuqishëm me të djathtë, duke shënuar 1-0, goli i cili kishte vlerën e tri pikëve.
Prej andej skuadra torineze u rrit. Allegri lëvizi pankinën dhe Chiesa, Paredes, Pogba hynë së bashku në fushë me Di María, Vlahovic e të tjerë, pa mundur të ndryshonin rezultatin. Më i miri, përsëri, ishte Ángel di María. Argjentinasi e vuri sërish skuadrën në shpinë dhe drejtoi të gjithë frontin e sulmit të Torinos, por mbeti pa çmimin e golit.

Pjesa tjetër e shokëve të tij dukeshin ende jashtë formës. Asgjë nga Vlahovic, shumë pak nga Pogba ... dënimi prej 15 pikësh për djemtë e Allegrit ende rëndon rëndë për një ekip që ishte pa shpirt në Olímpico, katër ditë para raundit të 1/16-ave të Europa League kundër Freiburg.
Më e mira e ‘bëmave’ bardhezi ishte loja e Moise Kean. Ai mezi duroi 30 sekonda në fushën e lojës, pasi u largua në fund të 89', teksa pa kartonin e kuq në veprimin e tij të pare, kur goditi fort Mancinin pa top, rezultat i dëshpërimit të një skuadre që tentoi por. nuk mori asnjë çmim.

Me fitoren, Roma ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë, që do të thotë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, falë mesatares më të mirë të golave në krahasim me Milanin, ndërsa Juventus mbetet në pozitën e tetë me 35 pikë.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 March 2023, 22:18
SPANJE - Pas rastit të Dani Alves, i cili është ende në paraburgim, i akuzuar për sulm seksual të dyshuar ndaj një ...
Sport
5 March 2023, 21:55
ANGLI - Mohamed Salah vazhdon të shkruajë legjendën e tij në Liverpool. Autor i një dopieje këtë të dielë, g...
Sport
5 March 2023, 21:33
ANGLI - Është një humbje që do të shënojë historinë e Liverpool-Manchester United. Të mundur 7-0 në Anfie...
Sport
5 March 2023, 20:00
ITALI - Interi rifiton në më pak se 24 orë vendin e dytë në Serinë A, që ia kishte marrë Lazio, pas suksesit befasues 0-...
Sport
5 March 2023, 20:00
Presidenti Gjergj Ruli (majtas) dhe atleti Izmir Smajlaj
TIRANE - Ditën e premte, pranë zyrave të gjykatës sportive ‘Sport Resolu...
Sport
5 March 2023, 19:26
ANGLI - Liverpool e shkatërroi plotësisht, me rezultatin e thellë dhe të pabesueshëm, 7-0 Manchester Unitedin këtë të di...
Sport
5 March 2023, 19:10
SHBA - Ja Morant u gjend sërish në qendër të një skandali, që nuk është hera e parë.
Le t'ju kujtojmë, Morant...
Sport
5 March 2023, 19:07
KOSOVE - Ballkani ngec në transfertën e Prishtinës, në takimin e javës të 23-të të Superligës së Kosovës,...
Sport
5 March 2023, 18:58
ANGLI - Një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Tempes u mbajt në Nottingham para fillimit të përplasj...
Sport
5 March 2023, 18:50
SPANJE - Në “Camp Nou”, Barcelona e nisi vrullshëm dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 15-të me anë të brazili...