Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Shikoni pallatin 'mbretëror' ku jeton Rafael Nadal: Ka diell, ka një plazh privat, ka shpellë, bimë të rralla mesdhetare... (foto)
Nadal e bleu këtë vilë luksoze në vitin 2013 dhe dyshohet se shpenzoi katër milionë euro për të.
28 July 2023, 16:51Nga DOSJA
SPANJE - Rafael Nadal po e përdor këtë verë për të pushuar dhe rikuperuar nga dëmtimi. Asi spanjol i tenisit ishte gjithashtu së fundmi në një lundrim përgjatë bregut të Mesdheut.
Ai shijoi diellin, detin dhe motin e ngrohtë... Por, Rafa i njohur ka mundësinë ta shijojë këtë gjatë gjithë vitit, duke qenë se ka zgjedhur Mallorca-n si bazë për familjen e tij.
Kur shikon rezidencën e mrekullueshme të familjes Nadal në Porto Cristo të Majorkas, të krijohet përshtypja se nuk mund të zgjidhej një vend më i mirë.
Vila ka nje lokacion perfekt, ndodhet në një kreshtë, nga të tre anët e saj ka pamje nga deti, ka dalje në plazhin e tij, ku ka dhe një shpellë, por edhe një kopsht të pabesueshëm si në parajsë, që është zbukuruar me halorë dhe shumë bimë mesdhetare.