21 February 2024, 09:00
Nga DOSJA

ITALI - Bashkë me trajnerin Xavi, në konferencën për shtyp para ndeshjes së parë 1/16 të Champions League ndaj Napolit në “Maradona” (21:00), ishte edhe mesfushori Frenkie De Jong.
Holandezi i Barçës u shpreh tepër i indinjuar me gazetarët dhe nuk e rrudhi gojën ndaj tyre: “Kam qenë pak i irrituar kohët e fundit. Madje jam pak i inatosur me këto që shkruani, shtypi në përgjithësi. Shumë gjëra që dalin nuk janë të vërteta.
Nuk e kuptoj pse disa prej jush thonë gjëra që nuk janë të vërteta, që janë gënjeshtra. Dhe nuk ju vjen as pak turp ta thoni. Dhe kjo më shqetëson pak. E vërteta është që, për shembull, ju flisni shumë për kontratën time, situatën time, domethënë rrogën time.
Është gjithashtu shumë tym, shumë gënjeshtra. Ju thoni që unë fitoj rreth 40 milionë euro, por e vërteta është se është shumë larg asaj që fitoj në fakt. Nuk do të jap asnjë numër apo asgjë, por disa nga ju shpikën një histori që nuk është e vërtetë.
Jam shumë i lumtur këtu, e kam thënë gjithmonë, është klubi i ëndrrave të mia. Kështu që shpresoj të vazhdoj të luaj për Barçën për shumë vite,”- deklaroi i indinjuar holandezi De Jong.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 February 2024, 08:30
ANGLI - Ka muaj që është në gatishmëri dhe tashmë është zyrtare, Glazers po i shesin një pjesë të Manch...
Sport
21 February 2024, 08:00
ITALI - Interi triumfoi në ndeshjen e parë kundër Atletico Madridit duke fituar 1-0 në “San Siro” në ...
Sport
21 February 2024, 07:30
ITALI - Gazetarja tërheqëse italiane Diletta Leota tërheq vëmendjen kudo ku shfaqet, qofshin stadiumet nga të cilat raporton, apo ngj...
Sport
21 February 2024, 00:29
SPANJE - Transferimi i dekadës, me “lëvizjen” e Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain te Real Madrid, si lojtar i lirë ver&...
Sport
21 February 2024, 00:07
ITALI - Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka dhënë së fundmi një intervistë për mediet italiane ku ka folur p&e...
Sport
20 February 2024, 23:08
ANGLI - Katër ditë pasi mori një barazim të papritur ndaj Chelsea (1-1), Manchester City iu rikthye suksesit 1-0, jo pa vështir&...
Sport
20 February 2024, 22:57
ITALI - Interi është edhe më pranë kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve, falë fit...
Sport
20 February 2024, 20:27
ANGLI - Mungesa e Diogo Jota, i dëmtuar në gjurin e majtë në ndeshjen e Liverpool-it kundër Brentford këtë fundjavë (4...
Sport
20 February 2024, 19:16
DURRES - Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur pa gola përballjen e tyre të parë në çerekfinalet e Kupës së Shqipëris...
Sport
20 February 2024, 19:10
ITALI – Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollir ka publikuar vendimet në lidhje me javen e fundit të ka...