27 June 2022, 06:33
Nga DOSJA
ITALI - Çështje ditësh, nëse jo orësh. Çështja PSG-Skriniar është gati të fillojë: prej ditësh disa ndërmjetës kanë punuar në Milano, në përpjekje për të afruar palët, por një kontakt i ri zyrtar mes kompanive tashmë mund të realizohet sot, për të kërkuar një pikë takimi.
Klubi parizien, për momentin, është ende i mbërthyer në ofrimin e 60 milionë eurove, përfshirë bonuset. Një shifër që nuk mjafton për të bindur Interin të shesë liderin e tyre mbrojtës, një nga simbolet e rilindjes së ‘zikaltërve’
Interi vazhdon të jetë i prerë në kërkesën e tij fillestare: 80 milionë, merre ose lëre! Por është e qartë se puna diplomatike e ndërmjetësve, ndoshta do të ulë kërkesën e ‘zikaltërve’ dhe në të njëjtën kohë, do të rrisë ofertën franceze.
Me pak fjalë, siç ndodh shpesh, skuadra mund të gjenden në gjysmë të rrugës, me një marrëveshje totale prej 70 milionë eurosh, që do t'i garantonin Interit një frymëmarrje të mirë oksigjeni dhe PSG-së top-lojtarin e shumëpritur në mbrojtje.
Skriniar fillimisht nuk kishte ndërmend të largohej nga Interi, por tani duket se e ka bindur veten të pranojë ofertën faraonike pariziene, një kontratë me vlerë 7.7 milionë neto për sezonin bazë, me shumë bonuse që do ta çonin sllovakun të fitonte gati trefishin e asaj që Interi mund t'i garantojë sot.
B.T (Dosja.al)
Sport
26 June 2022, 21:02
SPANJE - Ndërsa duhet të përcaktojë, nëse do të pranojnë ose jo ofertën e bërë nga River për t&eum...
Sport
26 June 2022, 20:54
ITALI- Roma në kërkim të një qendërmbrojtësi. Sipas gazetave sportive në Spanjë, klubi verdhekuq dëshiron shë...
Sport
26 June 2022, 20:44
ARGJENTINË- Nëse aftësitë e tij si strateg i kanë sjellë suksese të rëndësishme me Atletico Madrid, Diego Simeone...
Sport
26 June 2022, 20:31
ITALI- Ndërsa pret ardhjen e Paul Pogba-s në Continassa, Juventus duhet të kuptojë se çfarë do të bëhet me Matthijs ...
Sport
26 June 2022, 19:30
ANGLI - Kapiteni i Manchester United dhe Anglisë, ka ndarë në faqen e tij në Instagram disa foto nga dasma e tij të shtunën. N&e...
Sport
26 June 2022, 18:14
ITALI- Victor Osimhen foli sërish për dëmtimin e tmerrshëm që pësoi në një përplasje me Milan Skriniar gjatë...
Sport
26 June 2022, 17:52
SHQIPËRI- Odise Roshi ka firmosur kontratë dyvjeçare me ekipin e sapongjitur në Ligën e Parë të Turqisë, Sakaryaspor...
Sport
26 June 2022, 17:53
ANGLI - Manchester City dhe Leeds kanë gjithçka gati për të nënshkruar transferimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips ng...
Sport
26 June 2022, 17:35
GREQI- Probleme për Phil Foden. Futbollisti anglez u detyrua të largohej nga një klub plazhi për shkak të një debati me të ...
Sport
26 June 2022, 17:25
SPANJE - Frenkie de Jong dhe Manchester United duket se kanë arritur marrëveshjen dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Sipas asaj që raporton ...