8 August 2025, 10:00
Nga DOSJA

SHBA - Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i vë flakën Los Angelesit.
Sulmuesi koreano-jugor, u prezantua zyrtarisht si lojtar i ri për Los Angeles FC, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2027 dhe duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e ligës amerikane. Sipas mediave amerikane, marrëveshja kushtoi afërsisht 26 milionë dollarë.
Gjatë prezantimit të tij, Son pranoi me sinqeritet: “Të jem i sinqertë, MLS nuk ishte zgjedhja ime e parë. Por ishte telefonata e parë që mora në fund të sezonit. John Thorrington (bashkëpresident dhe menaxher i përgjithshëm i klubit) më bindi, ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit, më tregoi një rrugë të re. Dhe tani jam këtu”.
Koreano-jugori, megjithatë, e ngriti menjëherë standardin: “Nuk erdha këtu vetëm për të qenë. Jam këtu për të fituar. Do të jap gjithçka nga vetja dhe do t’u tregoj tifozëve diçka emocionuese”.
Një faktor tjetër vendimtar ishte ribashkimi me Hugo Lloris, shokun e tij të skuadrës për tetë sezone te Tottenham, i cili tani është portieri i LAFC. Son i bashkohet një liste emrash të mëdhenj që kanë veshur fanellën e Los Angeles: Gareth Bale, Giorgio Chiellini, Olivier Giroud.
“Largimi nga Tottenham, ku kalova pjesën më të madhe të karrierës sime, ishte emocional. I dhashë gjithçka vetes dhe thellë-thellë, ndjeva sikur kisha shteruar të gjithë energjinë time”, përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 August 2025, 09:30
Lamine Yamal majtas, dhe Désiré Doué djathtas, janë ndër favoritët për Trofeun Kopa 2025
FRANCE - I vetëm n&e...
Sport
8 August 2025, 09:00
PORTUGALI - Cristiano Ronaldo ka shënuar një sërë golash për Al-Nassr në ndeshje miqësore. Pasi shënoi golin e par&eum...
Sport
8 August 2025, 08:30
ANGLI - Gjashtë ditë para se të përballet me PSG-në në Superkupën e Evropës, trajneri i ri i Tottenhamit, Th...
Sport
8 August 2025, 08:00
FRANCE - Javët që do të kalojnë deri në fund të afatit kalimtar të transferimeve premtojnë të jenë të t...
Sport
8 August 2025, 07:30
ITALI - Ardon Jashari, i cili sapo ka mbërritur te AC Milan, dha intervistën e tij të parë për televizionin e klubit: "&Eum...
Sport
7 August 2025, 23:27
KROACI – Dinamo City nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme përballë Hajdukut në Split. Kë...
Sport
7 August 2025, 22:35
SLLOVENI - Egnatia barazuan 0-0 në Ljubjanë ndaj Olimpias, në ndeshjen e parë të turit të tretë, duke mbajtur gjallë s...
Sport
7 August 2025, 18:51
ANGLI - Sezoni i parë i Lewis Hamilton me të kuqe ka qenë zhgënjyes në të gjitha nivelet. Debutimi i tij me Ferra...
Sport
7 August 2025, 18:31
ITALI - Kevin De Bruyne ka nisur një fushatë bamirësie për të mbështetur fëmijët me sëmundje metabolike. Mesfusho...
Sport
7 August 2025, 18:13
ANGLI - Një boshllëk për t’u mbushur, një trashëgimi e rëndë për t’u mbajtur mend që do të form&...