17 January 2026, 13:30
Nga DOSJA

TIRANE - Superiorja ka lënë pas javën e 19-të të kampionatit dhe ka nisur përgatitjet për ndeshjet e javës së 20-të, të cilat do të luhen të dielën dhe të hënën.
Konkretisht të dielën, më 18 janar, duke filluar nga ora 17.00, do të zhvillohen dy sfida: Flamurtari - Bylis dhe Egnatia - Elbasani.
Skuadra vlonjate dhe ajo ballshiote vijnë në një duel për të kërkuar rezultatin pozitiv në mënyrë që t’i largohen sa më shumë vendeve të fundit të renditjes. Flamurtari do të kërkojë fitoren në stadiumin e vet, përballë Bylisit.
Ndërsa supersfida do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, atje ku dy skuadrat e kreut të renditjes së Abissnet Superiores do të përballen së bashku. Secila do të kërkojë fitoren për të rikuperuar pikët e humbura në ndeshjet e kaluara.
Ndeshjet e së hënës do të nisin me sfidën Vora - Tirana, në orën 13.30. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive dhe do të kërkojnë të ruajnë vijimësinë e rezultateve pozivite.
Në orën 17.00 Partizani pret Teutën në “Arenën e Demave”. Të kuqtë duhet të rikuperojnë pikët e humbura me Vorën, ndërsa djemtë e trajnerit Dobi duan fitoren pas barazimit pa gola të arritur me Dinamo Cityn.
Java e 20-të e Abissnet Superiores mbyllet me supersfidën tjetër Dinamo City - Vllaznia. Një duel tjetër i rëndësishëm për kreun e renditjes që pritet të dhurojë emocione.
Ndeshjet e të dielës:
18.01.2026: Flamurtari - Bylis (17:00)
18.01.2026: Egnatia - AF Elbasani (17:00)
Ndeshjet e të hënës:
19.01.2026: FK Vora - Tirana (13:30)
19.01.2026: Partizani - Teuta (17:00)
19.01.2026: Dinamo City - Vllaznia (19:30)
B.T (Dosja.al)
Sport
17 January 2026, 13:00
SHBA - Seleçao do të qëndrojë në The Ridge Hotel, në Basking Ridge, dhe do të përdorë qendrën e stërv...
Sport
17 January 2026, 12:30
FRANCE - Olympique Marseille (OM) është sërish në qendër të spekulimeve.
Që nga mbërritja e tij në verë...
Sport
17 January 2026, 12:16
ITALI - Fiorentina mban zi për ndarjen nga jeta të presidentit Rocco Commisso. Ai ishte 76 vjeç. Viola njoftoi vdekjen në një ...
Sport
17 January 2026, 12:00
HOLANDE - Trajneri dhe ish-futbollisti Ruud van Nistelrooy do të jetë ndihmës i trajnerit Ronald Koeman në ekipin ...
Sport
17 January 2026, 11:30
FRANCE - Federata Franceze e Futbollit (FFF) duket se po bën një hap të madh në përgatitjet për të ardhmen e “Les&nbs...
Sport
17 January 2026, 11:19
TURQI - Lajmet nga mediat turke dhe burime brenda klubit të Stambollit tregojnë se verdhekaltrit po kërkojnë një sulmues për t&e...
Sport
17 January 2026, 11:12
ANGLI - Futbollistët e Premier League janë më të paguarit në të gjithë kampionatet europiane.
Dhe në mesin e tij, pa ...
Sport
17 January 2026, 10:18
ZVICER - Të premten, në orën 13:00 u hodh shorti për fazën “play off” të Konferencë Ligës, ku vëmendj...
Sport
17 January 2026, 09:30
SPANJE - Në një garë të ashpër për titullin “Player of the Year 433”, Raphinha ka dalë fitues, duke triumfuar m...
Sport
17 January 2026, 08:30
ARABIA SAUDITE - Al Ittihad, e drejtuar nga trajneri portugez Sérgio Conceição, iu rikthye humbjeve në ligën e futbollit të...